Jenny Eels dhe Kat Harbourne, vajzat që janë prapa mikrofonave të “Rrëfime lakuriq”.
Dyshja u zhvesh para se të niste emisioni dhe lajmëruan dëgjuesit e tyre për një gjë të tillë.
“Mendoj se donim të shihnim, nëse pa rroba, dëgjuesit i rrëfejnë të gjitha, më me lehtësi. A flasin më hapur njerëzit në këtë mënyrë?”-thotë Jenny.
“Me gratë me të cilat folëm, funksionoi një gjë e tillë”.
Dyshja e guximshme ishin të prirura për të eksploruar çështje rreth imazhit të trupit dhe lakuriqësisë për podcastin e tyre, i cili është lëshuar nga BBC Radio Sheffield, ku ato prezantojnë.
Do të ketë 10 episode në seri, dhe Radio Sheffield po drejton një numër tregimesh rreth imazhit dhe identitetit të trupit këtë javë.
Kat thotë se emisioni është diçka që ndikon në jetën dhe natyrën e saj “Për mua, një nga gjërat që ne të dyja i mendojmë në të ’30-at dhe të gjitha gratë e kësaj moshe, është dëshira për të ndryshuar trupat: për t’u dobësuar, tonifikuar, për të patur një ngjyrë sa më të mirë të lëkurës, flokë të drejtë, apo me onde. Kur u zhveshëm, nuk i menduam më këto gjëra, madje na duken kotësira. Të njëjtin impakt pati edhe tek publiku”
“Duke folur me këto gra dhe duke i dëgjuar ato, rritëm vetëbesimin, mund të jemi më pozitive, mund të ndihmojmë veten dhe të tjerët”.
Marre nga Ora News