Mesa duket NBC eshte duke menduar seriozisht për një revival të serialit të njohur Law & Order, me një rikthim të cast-it origjinal. Gjatë TCA Dick Wolf, ka zbuluar disa të reja rreth projektit:
Eshtë zyrtare tashmë, të gjithë duan të jenë pjesë e këtij projekti, i vetmja pengese për t’u zgjidhur është se të gjithë personazhet që të jenë pjesë e tij janë të zënë me karrierën e tyre, nuk do të jetë e lehtë për të organizuar gjithçka. Por jam optimist dhe shpresoj vërtetë për të bërë funksionale çdo gjë.
Seriali i ri do të përbëhet nga 10 episode, dhe sheh rikthimin e Chris Noth dhe Sam Waterson.








