Ka ndërruar jetë në moshën 46-vjeçare balerina e njohur Hueyda El Sayed. Sipas News 24 balerina vuante nga një sëmundje e rëndë. Ajo u shua mëngjesin e sotëm në një spital në Luksemburg.
El Sayed këndonte, ishte balerinë, moderatore, spikere lajmesh dhe piktore.
Kujtojmë se disa nga programet që ka prezantuar janë: ‘Një këngë për ty’, ‘7 nga shënimet e mia dhe Kioska’ dhe ‘Në restorant’.
Ajo ishte nënë e një djali.









