Ndalimi i udhëtimeve me Britaninë/ Ulqinaku: Politikë e dështuar, duhen masa specifike karantinuese

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Mutacioni i ri i COVID që është shfaqur fillimisht në Britani të Madhe dhe është përhapur në disa shtete ka krijuar frikë në të gjithë botën.

Mjeku Dritan Ulqinaku i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Open” tha se ndalimi i udhëtimeve të shumë shteteve me Britaninë është një politikë e dështuar dhe po bëhet për të vënë nën presion shtetin sepse ka dyshime se mos fsheh informacion.

Ai thotë se e gjitha që duhet të bëhet është bashkëpunimi dhe masa specifike karantinuese.