Ndërron jetë aktori i njohur i “The Walking Dead”

Scott Wilson një prej aktorëve i cili numëron rreth 50 role në kinematografi, i njohur së fundmi me rolin e tij Hershel Greene në “The Walking Dead” ka ndërruar jetë.

Sipas një prej përfaqësuesëve të aktorit të, Dominic Mancinit kontaktuar nga TMZ, aktori ka vdekur si pasojë e leuçemisë. Mancini e ka quajtur atë si një “thesar kombëtar, me një zë të mrekullueshëm, dhe një shpirt xhentil për këdo që ka patur rastin të jetë pranë tij”.

Scott Wilson ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angeles në moshën 76 vjeçare. Ai ka fituar disa çmime duke përfshirë edhe një Golden Glob për Aktorin më të mirë ndihmës për rolin e tij si Kapiteni Billi Kupshau në filmin e vitit 1980, “The Ninth Configuration”./IMAlbania.com/

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.