Lajme të keqija vijnë për ata që mezi po prisnin për fillimin e serialit ‘Muhtesem Yüzyil: Kösem Sultan” (Sulltanesha Kosem), në kanalin turk StarTv. Pas vendosjes së datës e cila duhej të ishte 1 Tetori, Star ka vendosur që ta shtyjë duke zvëndësuar në posterin e saj datën dhe orën, të cilat i lë me pikëpyetje ku shton se seriali do të nisi premierën e tij të parë së shpejti duke mos lënë asnjë datë fikse.
Seriali historik turk mendohet të jetë shtyrë për shkak të eventit ndërkombëtar MipCom France 2015, ku drejtues televizivë të programacioneve nga e mbarë bota, mblidhen për të zgjidhur serialet e reja, përr ti transmetuar më pas në kanalet e tyre përkatëse.
Kösem Sultan, është ndër prodhimet më të mira të kinematografisë turke, i cili flet mbi historinë e Sulltaneshës Kosem, ku cast-i përbëhet nga aktorët më të dëgjuar turk, ku këtë herë nuk do të mungojnë as ata të huaj.
©IMA/ J.Kasaj








