Ndryshon ligji për telekomin Polak

Zyra e Komunikimeve Elektronike (UKE) në Poloni ka njoftuar se po punohet për ndryshimin e ligjit të telekomit të vendit.

Në një deklaratë, thuhet se amendamenti “synon thjeshtimin e procedurave, rritjen e efikasitetit të qasjes së qytetarëve në shërbimet e telekomunikacionit dhe lehtësimin e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet konsumatorëve dhe ofruesve të shërbimeve”.

UKE vëren se ndryshimi më i dukshëm do të ishte thjeshtëzimi vendimtar i procedurës për ngritjen dhe lançimin e pikave të reja të qasjes në internet nga qeveria lokale. Pika të tilla aksesi do të kërkoheshin për të ofruar shpejtësi shkarkimi prej të paktën 30 Mbps, në vend të 1 Mbps.

Do të ketë gjithashtu një reformë të plotë të syetemit të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ndërmjet konsumatorëve dhe ofruesve të shërbimeve. Kjo do të likuidonte Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit të Konsumatorit te presidenti i UKE dhe do ta zëvendësonte atë me procedurën e ADR, duke përfshirë zgjidhjen jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve të konsumatorëve.

Procedura e fundit do të ishte më e lirë, më e shpejtë dhe më efektive.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.