Netflix do të sjellë një version të ri të “La Casa de Papel” (Money Heist), një prej serialeve hit të platformës.
Shfaqja spanjolle, produksioni i të cilës po merret me sezonin e katër, do të ketë një version korean. Si producent ekzekutiv i versionit korean do të shërbejë po Alex Pina, krijuesi i “La Casa de Papel”. Versioni i ri do të ketë si regjisori nga Koreja e Jugut Kim-Hong-sun, i njohur për punën e tij me prodhimet e zhanrit fantazi dhe krim, ndërsa skenari do t’i besohet Ryu Yong-jae.
“Krijuesit koreanë kanë zhvilluar gjuhën e tyre dhe kulturën audiovizive për vite me rradhë,” tha Pina. “Ata kanë arritur, si serialet tona, të tejkalojnë kufijtë kulturorë dhe të bëhen një pikë referimi për mijëra shikues në të gjithë botën, veçanërisht midis të rinjve. Prandaj më duket interesante që bota e ‘La Casa de Papel’ është aq tërheqëse për krijuesit koreanë sa të bëhet një përshtatje.”
Aktorët që mund të zëvendësojnë yjet e ‘La Casa de Papel’ në versionin e ri
Pas konfirmimit të zërave se Netflix po bashkëpunon për të sjellë një version korean të “La Casa de Papel”, fansat në Korenë e Jugut kanë nisur aludimet se cilët do të jenë aktorët që do zëvëndësojnë Tokion, Rion, Nairobin, Berlinin, Profesorin etj.
Producentët do të jenë BH Entertainment dhe ZIUM Content. Për momentin, nuk janë bërë ende publik emrat e aktorëve, por duke qenë se BH Enternainment menaxhon disa aktorë të njohur koreanë, si Kim Go Eun,

Han Hyo Joo,

Lee Byung Hun,

Park Bo Young, me gjasë disa prej tyre do të jenë pjesë e serialit.

Nëpër Twitter, po qarkullon më së shumti kjo foto:









