Netflix dyfishon investimet në Mbretërinë e Bashkuar

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Netflix do të rrisë investimet për prodhimin e projekteve të reja në Mbretërinë e Bashkuar me një vlerë prej 750 milion £.

Pas shfaqjeve të tilla si The Crown dhe Sex Education në Mbretërinë e Bashkuar, Netflix ka rritur buxhetin e tij për filma dhe seriale të prodhuara në MB me 50%. Vitin e kaluar shtoi 100 milion £ shumës prej 400 milion £ që fillimisht kishte caktuar për produksionet në Mbretërinë e Bashkuar.

The Guardian raportoi të Mërkurën se Netflix ka bërë më shumë se 50 shfaqje dhe filma TV në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit 2020, përkundër asaj sa parishikohej për një mbylljeje të prodhimit në mbarë Mbretërinë e Bashkuar, në kulmin e krizës së koronavirusit.

Mbretëria e Bashkuar mban buxhetin e dytë më të madh pas tregut të saj në Shtetet e Bashkuara.

Tetorin e kaluar, Netflix ra dakord të merrte përsipër të gjithë Shepperton Studios në një marrëveshje 10-vjeçare.

Prodhimi i parë origjinal i Netflix që u xhirua në Shepperton është drama aksion The Old Guard, me protagonistë Charlize Theron dhe Kiki Layne, dhe regji nga Gina Prince-Bythewood.