Nga 26 Shtatori vjen në Tring “Flakë Pasioni”, ja cili serial është drejt fundit!

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Nga 26 Shtatori do të nis në Tring një tjetër serial i sukseshëm turk. “Flakë Pasioni” është një produksion i vitit 2016 – 2017 me aktorë protagonistë Burcu Biricik dhe Birkan Sokullu.

Por cili serial është drejt fundit? Shumë shpejt do të mësojmë fundin e historisë së dashurisë së Nur dhe Jigit pasi “Mos u dorëzo” po transmeton aktualisht episodet e tij të fundit. Ju tregojmë pak më shumë mbi serialin e ri “Flakë pasioni”! Bajrami dhe Salihu i japin një premtim njëri-tjetrit për të martuar dy fëmijët e tyre sapo të arrijnë moshën madhore.

Ata do të rriten në dy qytete të ndryshme. Pasuria e madhe nuk do ta pengojë Bajramin të harrojë premtimin. Koha kalon, por fëmijët tanimë kanë ndjekur rrugë të ndryshme. Hylja ka një plan që askush s’e ka menduar. Një histori e vjetër që vazhdon të lëndojë të tashmen.

Një premtim që do të bashkojë Kerimin dhe Hyljanë, por a do të pranojnë ata të dy të ndjekin fatin e tyre? Atëherë kur mendon se u ke thënë lamtumirë vuajtjeve, të fshehtat dhe sekretet nuk mposhtin dot dëshirën e zjarrtë për të arritur atë çka do. Një rrugë pa kthim, një fund i panjohur… Mos e humbisni nga 26 Shtatori në ekranin e 3Plus!

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!