IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Nga Gjermania, tek Italia e Franca, mbyllje të reja nga pandemia në prag të Krishtlindjes

by IMA Redaksia
2020/12/14
in Uncategorized
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga Gjermania, tek Italia e Franca, mbyllje të reja nga pandemia në prag të Krishtlindjes

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka dhënë urdhër për mbylljen e vendit gjatë Krishtlindjes pas një shtimi alarmues të rasteve të koronavirusit në vend.

ADVERTISEMENT

Sipas masave të reja të emergjencës që do fillojnë nga 16 dhejtori deri me 10 janar, të gjitha shkollat dhe dyqanet jo-të domosdoshme në mbarë Gjermaninë duhet të mbyllen, po ashtu edhe baret dhe restorantet do të qëndrojnë të mbyllura.

Në përpjekje për të parandaluar turmat në ambjente të jashtme gjatë periudhës në fjalë, po ashtu është ndaluar edhe shitja e fishekzjarreve dhe pirja e alkoolit në publik. I vetmi lehtësim është se deri në 10 njerëz do të lejohen të mblidhen për festimet e Krishtlindjes brenda një shtëpie ndërsa aktualisht lehohen vetëm 5 njerëz nga dy familje të ndryshme.

Kremtimet fetare në kisha, xhami dhe sinagoga mund të lejohen nëse ndiqen rregullat e rrepta të higjenës, por këngët në kor ose në grup nuk lejohen.

“Do të kisha dëshiruar për masa më të lehta. Por si rezultat i blerjeve për Krishtlindje, numri i takimeve fizike është rritur ndjeshtëm,”tha zonja Merkel për gazetarët në Berlin pas takimit dhe udhëheqësit federalë dhe të shteteve.“Është një nevojë urgjente për vepruar,” shtoi ajo. Shkalla e infeksionit në Gjermani ka arritur nivele rekord gjatë ditëve të fundit dhe ky vend tani renditet i 12-ti në botë për nga numri i rasteve.

Më shumë se 20 mijë raste të reja u njoftuan nga autoritetet të dielën, duke e çuar numrin e përgjithshëm të atij vendinë 1,320,716ndërsa 21,718 gjermanë kanë humbur jetën nga koronavirusi. Kapacitetet e njësive të kujdesit intensiv në atë vend kanë arritur në nivel kritik, ndërsa mjekët thonë se vetëm 5-10 për qind e shtretërve të kujdesit intensiv janë në dispozicion në disa pjesë të vendit.

Ministria e Financave njoftoi se po planifikonte mbështetje të mëtejshme për bizneset dhe punëtorët e ndikuar nga mbyllja, duke thënë se, “Kompanitë, të vetëpunësuarit dhe profesionistët e pavarur të prekur nga mbyllja e 16 dhetorit do të marrin mbështetje financiare.”

Gjermania nuk është e vetme në luftën për të penguar përhapjen e infeksionet, ndërsa në disa vende evropiane po shtohen kritikat ndaj qeverive për dështimin për të parandaluar një valë të dytë të pandemisë.

Në Itali, Kryeministri Giuseppe Conte, i cili u vlerësua për vendosmërinë në luftën me valën e parë të koronavirusit, po akuzohet për ndjekjen e një qasjeje “amatore” këtë radhë.

Sipas të dhënave zyrtare, Italia ka afro 64 mijë të vdekur nga koronavirusi, duke tejkaluar Britaninë, e cila për javë të tëra ka kryesuar me rastet e vdekjeve evropiane. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se Italia po regjistron 1,036 të vdekur për një milion banorë, e dyta pas Perusë.

Zoti Conte u përmbajt nga urdhëri për një mbyllje tjetër të vendit ndësa vala e dytë filloi në shtator, pavarësisht thirrjes nga disa guvernatorë rajonalë. Në muajin mars, ai vendosi një mbyllje të rreptë 10 javore, e cila zbuti valën e parë.

Udhëheqësi italian tani ka shtuar kufizimet për periudhën e Krishtlindjeve, por disa epidemiologë thonë se masa ka qënë shumë e vonë. Mikrobiologu italian Andrea Crisanti tha se, “Vala e parë në Itali ishte fat i keq, por vala e dytë e pafalshme. Një shenjë e menaxhimit të dobët dhe përgatitjes amatore.”

Që nga shtatori, Italia shënoi shifrën rekord me më shumë se 28 mijë vdekje nga COVID-i.

Matteo Villa, analist në Institutin për Studimin e Politikave Ndërkombëtare, tha se qeveria dështoi në përgatitjen e sistemit të shëndetësisë gjatë periudhës kohore mes dy valëve.

“Nëse mund të veproni më herët, qoftë përmes masave të lehta, ato funksionojnë më mirë sesa masat e ashpra kur bëhet vonë”, tha ai.

Vlerësimi ndaj Kryeministrit Conte në sondazhe po rrëshqet, ndërsa koalicioni i tij qeverisës goditet nga largimet dhe grindjet për pagesat e fondeve të rimëkëmbjes nga Bashkimi Evropian. Matteo Renxi, ish-kryeministër, kërcënoi me rrëzimin e qeverisë duke e larguar partinë e tij “Italia Viva” nga koalicioni që përfshin edhe lëvizjen populiste Pesë Yje si dhe Partinë Demokrate.

Në fillim të muajit, shumë qeveri evropiane dukeshin të gatshme për zbutjen e masave kundër koronavirusit për periudhën e Krishtlindjes, përkundër paralajmërimeve të shkencëtarëve dhe mjekëve.

ADVERTISEMENT

Qeveritë u vunë nën presion në rritje nga publiku, i cili kërkonte lehtësimin e masave për të shpëtuar frymën e festës. Kjo i vuri qeveritë në pozitë se kur duhej të vendosnin se sa larg do të shkonin në lehtësimin e masave, por duke u frikëzuar se një festë e gëzuar Krishtlindjeje do të thotë të vuash vitin tjetër. Tani, shumica po shkojnë në drejtim të kundërt, duke shtrënguar masat.

Javën që shkoi, kryeministri francez njoftoi se siç kishte paralajmëruar të martën, do të shfuqizohej urdhëri për izolim, por disa kufizime të rrepta dhe të reja do të rrinin në fuqi për Krishtlindje për shkak të të dhënave shqetësuese.

Jean Castex shpresonte të hiqeshin shumë rregulla të tjera, por tha se virusi nuk po e lejon atë. Po vendoset një orë e re policore që fillon nga ora 8.

“Ende nuk jemi në fund të valës së dytë, dhe nuk do të jemi tek synimi jonë që është 5 mijë raste në ditë. E dimë se grumbullimet gjatë festës përbëjnë rrezik. Duhet të shtojmë kujdesin dhe të jemi vigjilentë”, tha zoti Casex

Source: Politiko
Tags: COVID 19GjermaniItaliMbyllje
Previous Post

Koreografi ‘zbardh’ sherrin: Si shkatërrova gjithçka që kisha me Genta Ismajlin me një mesazh, u zura dhe me të ëmën

Next Post

‘Më jep lekët që më ke borxh’, Shqipja i kthehet keq Mevlanit dhe plas bombën e radhës

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
‘Më jep lekët që më ke borxh’, Shqipja i kthehet keq Mevlanit dhe plas bombën e radhës

'Më jep lekët që më ke borxh', Shqipja i kthehet keq Mevlanit dhe plas bombën e radhës

“Pushimet dimërore, këtë vit më të gjata”, Ministrja e Arsimit zbardh skenarët: Ja kur fillon shkolla

"Pushimet dimërore, këtë vit më të gjata", Ministrja e Arsimit zbardh skenarët: Ja kur fillon shkolla

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA