IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Nga parandalimi te kurimi: Gjithë çfarë duhet të lexoni për SIDËN

by IMA Redaksia
2020/12/01
in Uncategorized
Reading Time: 4 mins read
A A
Nga parandalimi te kurimi: Gjithë çfarë duhet të lexoni për SIDËN

“Edhe në këtë vit të vështirë, kemi garantuar terapinë e plotë të mjekimit për çdo të prekur me HIV-AIDS, nën kujdesin shembullor të ekipeve tona mjekësore, që nuk e kanë ndalur trajtimin për asnjë moment, pavarësisht situatës së pazakontë të epidemisë,” shkroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në kuadër të Ditës Botërore Kundër Sidës.

ADVERTISEMENT

Çfarë është HIV-i?

HIV (Human Immunodeficiency Virus) është virus që prek dhe dobëson ndjeshëm sistemin imunitar të organizmit të njeriut duke e lënë atë të pambrojtur nga infeksionet e ndryshme apo llojet e kancerit. HIV shkatërron dhe dëmton në mënyrë graduale funksionin e qelizave të imunitetit.

Çfarë është AIDS-i?

AIDS (Acquired Immune Deficiency Syndrome) i referohet fazës më të avancuar të infeksionit HIV ku dëmtimi është i parikuperueshëm dhe organizmi nuk është më në gjendje t’u kundërpërgjigjet agjentëve të rrezikshëm. Prandaj HIV nuk është sinonim i AIDS-it (ndryshe Sida), një person i infektuar me virusin HIV nuk është me patjetër i sëmurë me AIDS.

Në cilat kushte rritet rreziku për t’u infektuar me HIV?

  • marrëdhënie seksuale të pambrojtura, vaginale ose anale;
  • infeksione seksualisht të transmetueshme si sifilizi, herpesi, klamidia, gonorrea etj;
  • shkëmbim gjilpërash të kontaminuara, shiringave dhe pajisjeve të tjera gjatë marrjes së drogës;
  • shpimet aksidentale me gjilpërë;
  • transmetimin nga një nënë e infektuar te fëmija i saj gjatë shtatzënisë, lindjes dhe ushqyerjes me gji.

Virusi NUK transmetohet përmes puthjeve, përqafimeve, prekjes, shtrëngimit të duarve, tështimës apo kollitjes.

Cilat janë shenjat e AIDS-it?

Shumë persona që jetojnë me HIV, në muajt e parë mbas infektimit, nuk kanë shenja të dukshme dhe nuk janë në dijeni të gjendjes së tyre/statusit pozitiv deri në fazat e vonshme.

Për t’u zhvilluar shenjat, përgjithësisht mund të kalojnë nga 2 deri në 15 vjet, nga momenti i infektimit deri në shfaqjen e tyre, në varësi të personit. Koha e saktë nga momenti i infektimit me HIV deri në zhvillimin e sëmundjes dhe shfaqjen e shenjave është e pamundur të llogaritet.

Kjo kohë është e ndryshme për persona të ndryshëm dhe varet nga stili i jetesës, të ushqyerit, terapisë dhe mbështetjes sociale dhe psikologjike.

Javët e para pas infeksionit fillestar, këta persona mund të mos kenë asnjë simptomë ose mund të shfaqin shenja të ngjashme me gripin, duke përfshirë ethe, dhimbje koke, skuqje apo dhimbje të fytit. Më pas, me dobësimin progresiv të sistemit imunitar, infeksioni përparon dhe një person mund të zhvillojë edhe shenja të tjera të cilat ndryshojnë në varësi të fazës së infeksionit.

Shenjat më të shpeshta janë: fryrje e nyjeve limfatike, humbje e madhe në peshë, dobësi e madhe, ethe/temperaturë e vazhdueshme, diarre e vazhdueshme, kollë etj. Pa trajtim, ata mund të zhvillojnë sëmundje të rënda të tilla si tuberkulozi, meningjiti dhe lloje të ndryshme kanceri.

Si diagnostikohet HIV/AIDS?

Testet të ndryshme janë sot në dispozicion për të zbuluar praninë ose mungesën e antitrupave të HIV-it. Infeksioni HIV zakonisht evidentohet nëpërmjet testeve të gjakut të cilat zbulojnë antitrupat e prodhuara nga një person, si pjesë e sistemit të tij imunitar për të luftuar infeksionin HIV.

Shumica e këtyre personave i zhvillojnë këto antitrupa brenda 28 ditësh, dhe për këtë arsye antitrupat mund të mos kapen menjëherë pas infeksionit. Kjo periudhë e hershme e infeksionit quhet periudha dritare dhe përfaqëson kohën edhe rrezikun më të madh të transmetimit të infeksionit.

Megjithatë transmetimi i HIV-it mund të ndodhë gjatë të gjitha fazave të infeksionit.

Ritestimi i të gjithë personave që diagnostikohen fillimisht me HIV-pozitiv, është praktikë e mirë për të përjashtuar çdo gabim të mundshëm testimi apo raportimi.

Si parandalohet?

  • përdorimi i prezervativit/kondomit gjatë marrëdhënieve seksuale ndihmon në mbrojtjen e infeksioneve seksualisht të transmetueshme duke përfshirë këtu edhe HIV;
  • realizimi i rrethprerjes mashkullore (syneti) zvogëlon rrezikun e infektimit tek burrat;
  • mospërdorimi i shiringave të njëjta dhe mjeteve të tjera
  • marrja e barnave specifike gjatë kohës së shtatzënisë në mënyrë që të mos transmetohet tek fëmija etj.

Si trajtohet AIDS-i?

Me gjithë përpjekjet e shkencëtarëve, për momentin nuk ka akoma një mjekim specifik apo vaksinë për infeksionin HIV. Por, fatmirësisht sot ekzistojnë trajtime efektive me barna antiretrovirale (ARV) të cilat mundësojnë ngadalësimin e përhapjes së virusit HIV.

ADVERTISEMENT

Barnat antiretrovirale nuk kurojnë infeksionin HIV, por kontrollojnë shumimin e virusit brenda trupit të një personi dhe i mundësojnë sistemit imunitar të tij të rifitojë kapacitetin për të luftuar infeksionet. Mjekimi me ARV zgjat jetën e të sëmurëve dhe rrit cilësinë e saj, duke e shndërruar AIDS-in në një sëmundje kronike.

Burimi: Instituti i Shëndetit Publik/përditësuar*

Source: anabelmagazine.com
Previous Post

Çfarë kërkon Saimiri tek një vajzë?

Next Post

Nuk ka vaksinë anti-COVID para vitit 2021, BE refuzon kërkesën e Pfizer dhe Moderna

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Nuk ka vaksinë anti-COVID para vitit 2021, BE refuzon kërkesën e Pfizer dhe Moderna

Nuk ka vaksinë anti-COVID para vitit 2021, BE refuzon kërkesën e Pfizer dhe Moderna

Ellen Page është trans. Deklarata publike e aktores: ‘Emri im është Elliot’

Ellen Page është trans. Deklarata publike e aktores: ‘Emri im është Elliot’

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA