Nik Xhelilaj do të jetë “i keqi” në serialin e ri turk ‘Zgjimi i Selxhukasve të Mëdhenj’

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Nik Xhelilaj është bërë pjesë e një seriali të ri turk dhe kjo nuk është hera e parë që aktori bëhet pjesë e prodhimeve kinematografike në Turqi. “News31” ka mësuar se Xhelilaj do të jetë në rolin e një ushtari bizantin.

Në serialin që mban titullin “Uyanis: Büyük Selçuklu”, Niku do të luajë një personazh mjaft interesant, ndonëse antagonist. Megjithatë, aktorit i pëlqen shumë roli, ashtu sikurse i duket mjaft interesant.

VIDEO | Zbuloni serialin e ri turk që starton më 28 shtator në kanalin TRT1

Seriali ka mbledhur disa nga aktorët më në zë turq, ndërsa këtë herë nuk mund të mungonte Xhelilaj. Ky i fundit është angazhuar edhe në prodhime kinematografike gjermane, duke marrë pjesë jo rrallë herë në festivalet evropiane të filmit.

Niku prej disa vitesh tashmë është përfshirë në tregun ndërkombëtar, duke u kthyer shpesh në qendër të vëmendjes lidhur me projekte të ndryshme. Kemi parë jo pak foto të aktorit nga sheshxhirimet dhe nuk mund të mungonin as këtë herë disa momente nga prapaskenat. Me siguri, ndjekësit e serialeve turq po presin me padurim që “Uyanis: Büyük Selçuklu” të transmetohet edhe në Shqipëri.

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar informacioneve rreth TELEVIZIONIT duke klikuar këtu!


Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook dedikuar SERIALEVE TURKE duke klikuar këtu!