IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Nis sonte edicioni i 8-të i Big Brother Albania. Këtë vit konkurentë juristë, menaxherë dhe figura televizive…

by Niko Lako
2020/04/19
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Nis sonte edicioni i 8-të i Big Brother Albania. Këtë vit konkurentë juristë, menaxherë dhe figura televizive…

“Big Brother 8″/ Mbi 10 banorë pritet të hyjnë sot në shtëpinë më të madhe në vend, për të nisur një aventurë të jashtëzakonshme televizive

ADVERTISEMENT

Një nga spektaklet më të ndjekura televizive “Big Brother Albania”, rikthehet sot në mbrëmje në edicionin e tij të 8 në ekranin e “Top Channel”. Emocione dhe plot surpriza pritet të shoqërojnë orët e këtij transmetimi televiziv, që ashtu si çdo vit pritet të mbajë me sytë përpara ekranit mijëra shikues. Stafi i “Big Brother” është duke u dhënë fund përgatitjeve dhe për ta hapur sot shtëpinë për banorët. Këtë vit, “Big Brother” do të drejtohet nga prezantuesi i njohur i “Top Channel”, Ledion Liço. Por Liço nuk do të jetë vetëm në këtë aventurë. Ai do të ketë dhe një partner tjetër nga brenda shtëpisë që është vetë “Big Brother”. Tashmë të shtunat e Ledionit për javë të tjera do të ndryshojnë. “E shtuna e fundit që kaloj në shtëpi, nga ajo e javës tjetër, do të jem brenda katrorit të televizorit, uroj, që edhe këtë vit, sikundër gjithmonë, të jeni duke parë, programin që kaq shumë e doni! Big Brother…”, shkruante Ledioni në faqen e tij në Facebook një javë më parë. Por Ledioni nuk do të jetë e vetmja hyrje e re në këtë edicion. Poetja e njohur kontroverse Mimoza Ahmeti do të ulet këtë vit në kolltukun e opinionistit. Një personazh i zgjedhur që padyshim do të ndez debat.

ahmeti_gr

Mbi 10 banorë do të hyjnë në natën e parë në shtëpi, por shifrën e vërtetë Vëllai i Madh kërkon ta lërë surprizë për shikuesit. Numri i aplikantëve për të marrë pjesë në këtë aventurë televizive edhe këtë vit ka qenë i madh.  Vëllai i Madh këtë vit e ka bërë përzgjedhjen duke u bazuar në karakterin e secilit personazh. Janë zgjedhur karaktere të ndryshme, përfaqësues të kategorive të ndryshme të shoqërisë shqiptare, nga qyteti apo fshati, brenda apo dhe jashtë Shqipërisë. Banorët janë të profesioneve e shkollimeve të ndryshme. Por kryesojnë ata me diploma e eksperienca pune të forta. Do të shohim këtë vit brenda shtëpisë, juristë, menaxherë biznesi, studentë, por edhe figura të njohura të ekranit. Ashtu si çdo vit Vëllait të Madh i pëlqen t’i vendosë banorët përballë sfidave. Por sfida më e vështirë që do të kalojnë në këtë edicion është tundimi për para e pushtet. Banorëve do t’u duhet të përballen me fitimin e parasë e pushtetit, por edhe të dinë të mbajnë atë që do të fitojnë që të mos u kthehet kundër asnjë prej vendimeve që marrin brenda lojës. Çdonjëra prej kandidaturave shpallet zyrtarisht banor i “Big Brother 8″ vetëm në momentin kur Ledioni i përcjell zyrtarisht për në shtëpinë e “Big Brother”.

shtepia big brother albania 8

ADVERTISEMENT

Ashtu si çdo vit dhe shtëpia e “Big Brother” do të ketë ndryshime. Autorët e programit thonë se janë shtuar disa ambiente të reja që do të shërbejnë si vende të përshtatshme për thashetheme. Përveç dhomës së rrëfimit do të ketë edhe një tjetër ambient që do të shërbejë për marrjen e vendimeve. Për 100 ditë, kjo shtëpi shndërrohet në shtëpinë më të njohur në vend. Banorët brenda saj bëhen më të famshmit duke u ndjekur në çdo lëvizje apo histori që jetojnë brenda kësaj hapësire. Në edicionet e mëparshme, “Big Brother” është shndërruar në një ngjarje që ka prodhuar diskutime mbi fenomene të ndryshme të shoqërisë shqiptare. Çdo personazh duket sikur përfaqëson një shtresë e cila pasqyrohet më së miri përmes jetës apo mendimeve që ai përçon aty brenda. Faqja zyrtare e “Big Brother” në “Facebook” do të jetë më aktive, dhe këtë vit të gjithë ndjekësve të kësaj faqeje do t’u jepet mundësia të bëhen pjesë e vendimmarrjeve të caktuara.

albana osmani olti curri

Të dielave nuk do të mungojë as “Big Brother Fans Club”, në ekranin e “Top Channel”. Olti Curri dhe Albana Osmani do të diskutojnë me fansat zhvillimet e javës brenda shtëpisë së “Big Brother”. “Shihemi sërish në “Big Brother Fans Club”, të dielave, në ekranin e TCH. Kemi shumë për të diskutuar e komentuar pasi banorët të kenë hyrë në shtëpi. Shihemi pra, të dielave!”, shprehen ata në faqen e “Big Brother” në “Facebook”. Vjet edicionin e 7 të “Big Brother Albania” e fitoi Nevila, një vajzë e thjeshtë që me jetën e saj plot vuajtje u kthye në një frymëzim për shumë njerëz duke dalë nga kjo aventurë me çmimin e madh.

 

Fituesit e “Big Brother” në vite

1 – Arbëri

2 – Qetësori

3 – Jetmiri

4 – Ermela

5 – Arbëri

6 – Anaidi

7 – Nevila

Tags: Albana OsmaniBig Brother Albania 8Ledion LiçoMimoza AhmetiOlti CurriTop Channel
Previous Post

Audienca: Kush e fitoi duelin televiziv Rama-Doshi

Next Post

Holta Dulaku, kryetare jurie në “Tú sí que Vales”

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Holta Dulaku, kryetare jurie në “Tú sí que Vales”

Holta Dulaku, kryetare jurie në "Tú sí que Vales"

Arbana Osmani bëhet nënë, sjell në jetë Jonin

Arbana Osmani bëhet nënë, sjell në jetë Jonin

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA