IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Një dramë e së shkuarës do ju lërë pa gjumë”, Horoskopi për javën e fundit të korrikut

by IMA Redaksia
2022/07/24
in Uncategorized
Reading Time: 6 mins read
A A
“Një dramë e së shkuarës do ju lërë pa gjumë”, Horoskopi për javën e fundit të korrikut

DASHI: Kjo do të jetë një javë me ulje e ngritje, por gjithsesi e suksesshme. Do të ketë ditë që do të bini në plogështi, por mos e humbni përqendrimin nga punët dhe jeta juaj personale. Një dramë e së shkuarës mund të kthehet sërish në vëmendjen tuaj, duke jua prishur gjumin e natës. Kërkoni ndihmë dhe mjaft u hoqët sikur problemi nuk ekziston.

ADVERTISEMENT

Nga e premtja e në vazhdim situata mund të përmirësohet, prandaj mos u dorëzoni. Mos u ndikoni nga të tjerët dhe kujdesuni për fizikun tuaj. Mos konsumoni alkool dhe cigare, pasi nuk ju dëmtojnë vetëm shëndetin, por edhe xhepin.

DEMI: Do të përjetoni momente të vështira, por këto ju bëjnë më të fortë. Ndjeni se po ju shfrytëzojnë dhe i druheni së ardhmes. Jo më kot po e jetoni jetën si t’ju vijë. Por duhet të merrni frerët në dorë, përndryshe do të pendoheni për zgjedhjet që keni bërë. Mbani disiplinën dhe kushtojuni rëndësi hollësive.

ADVERTISEMENT

Punoni fort, sepse vetëm kështu mund ta përmirësoni jetën tuaj. Tregohuni racionalë në zgjidhjen e problemeve dhe mos bëni panik. Në fundjavë do ta merrni veten, por lejojani vetes një pushim.

BINJAKËT: Pritet që kjo të jetë një javë e shkëlqyer. Problemet shëndetësore dhe familjare që keni përjetuar së fundmi, tashmë i përkasin së shkuarës. Ndodh që shpesh ju keqkuptojnë, mbase kureshtja juaj merret për naivitet. Gjatë javës mund të fitoni terren.

Mund të mbyllni marrëveshje interesante ose t’i jepni fund një marrëdhënieje toksike. Situata në familje do të jetë e mirë, edhe pse jo të gjithë jetojnë në një ambient pozitiv. Beqarët mund të hedhin një sy rrotull dhe të pranojnë ftesat që do t’ju vijnë. Shijojeni jetën, por mos harroni se shëndeti vjen mbi gjithçka.

GAFORRJA: Më në fund fati do t’ju buzëqeshë. Do të ndiheni mjaft energjikë dhe kjo do të favorizojë më shumë ata që kanë një punë krijuese. Do t’ju ftojnë nëpër evenimente të ndryshme, martesa, ditëlindje apo ceremoni pagëzimi. Do të shpenzoni ca para, por nuk mund të punoni vetëm për të kursyer. Ndoshta mund t’i jepni një mundësi të dytë një personi që ju ka lënduar.

Do të mundoheni t’i shmangni sa më shumë debatet. Çiftet që janë në krizë do ta përmirësojnë marrëdhënien, por kujdes të mos përsëritni gabimet e së shkuarës. Kujdesuni për shëndetin, pini sa më shumë ujë dhe flini gjumë mirë.

LUANI: Prireni që të jeni pesimistë dhe kjo ndikon edhe te njerëzit përreth jush. Prandaj ndryshoni sjellje dhe mos u hiqni më si viktima. Mos e ngatërroni punën me jetën personale, përndryshe do të humbisni diçka. Sigurisht që është e vështirë të buzëqeshësh kur ke probleme ekonomike.

Bëni të pamundurën që problemet tuaja të mos rëndojnë mbi fëmijët dhe prindërit e moshuar. Kujdesuni për shëndetin dhe për punët tuaja. Më mirë të veproni me kujdes, sesa të merreni me ndreqjen e dëmeve. Çiftet do të përjetojnë një fundjavë pasionante. Edhe për beqarët do të ketë të reja.

VIRGJËRESHA: Kjo do të jetë një javë interesante, prandaj përvishuni punës dhe mos mendoni se jeta juaj ka marrë tatëpjetën. Çmimet e larta dhe faturat e shumta do të ndikojnë në gjendjen financiare. Ju mund të përpiqeni ta ndryshoni gjendjen duke punuar fort ose të ankoheni e të shtrëngoni rripin.

Mos ua vini veshin komenteve negative, sepse problemin nuk e keni ju, por personi që i bën komentet. Zakonisht, kush vjell vrer dhe drejton gishtin po përpiqet t’u ngarkojë të tjerëve problemet e veta. Bëni kujdes me dietën, shmangni ushqimet e dëmshme, alkoolin dhe duhanin.

PESHORJA: Përpiquni që të punoni fort gjatë kësaj jave, sidomos nëse pritet që të ketë ndryshime në familjen tuaj. Këto vitet e fundit kanë qenë të vështira për ju. Ndoshta keni pasur probleme në dashuri për shkak të largësisë së dikujt.

Çlirohuni nga gjërat negative në jetën tuaj. Nëse keni një punë që nuk ju shpërblen siç e meritoni, që ju shteron energjitë, atëherë mendoni që ta lini ose delegojini detyrat e parëndësishme, por që ju hanë shumë kohë. Ka gjithmonë një rrugëzgjidhje, mjafton që të tregoheni mendjehapur. Ata që vazhdojnë ende studimet po përjetojnë këto kohë ankthin e provimeve. Kushtojini rëndësi dietës dhe mos harroni se mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë.

AKREPI: Sa herë që mbyllet një derë, hapet një dritare. Në këtë periudhë mund të keni ndryshime në jetën personale ose profesionale. Ndoshta keni humbur një njeri të dashur ose keni pasur probleme shëndetësore, ose ekonomike. Këtë javë do t’ju ofrohen armët më të mira për të luftuar betejat tuaja. Nëse doni të përmirësoni jetën tuaj, duhet të punoni shumë.

Asgjë nuk bie nga qielli, prandaj mos humbisni kohë. Tregohuni pozitivë dhe mbani disiplinën. Mos ia lini gjërat rastësisë, por planifikojeni gjithçka me hollësi. Në të tilla raste ju ndihmon pasja e një agjende. Delegoni gjërat e parëndësishme dhe mos pretendoni shumë nga vetja. Kushtojini rëndësi shëndetit.

SHIGJETARI: Me ardhjen e stinës së verës, njerëzit e humbasin interesin për gjërat e përditshme dhe kanë tendencën ta marrin jetën si t’u vijë. Por, një mënyrë e tillë të jetuari mund të sjellë të papritura dhe probleme. Mos bëni si bëjnë të tjerët dhe tregohuni të arsyeshëm.

Besojini instinktit tuaj dhe kur keni dyshime drejtojuni profesionistëve. Telashet nuk kanë të sosur, pasi dhe shpenzimet do t’ju shtohen. Pyeteni veten nëse ju nevojitet vërtet t’i bëni disa blerje ose të bëni pushime aq të shtrenjta. Mjafton që të caktoni përparësitë tuaja. Në këto kohë libri do t’ju bëhet shoku më i mirë.

BRICJAPI: Do të keni këtë javë probleme me aparatin tretës, sidomos nëse jeni nga ata njerëz që konsumoni ushqime të gatshme. Kujdesuni shumë për shëndetin gjatë këtyre ditëve dhe mos nxirrni justifikime të kota. Dikush mund t’ju ketë për zemër.

Për beqarët parashikohen të reja në sferën personale, ndërsa ata që janë të përfshirë në një lidhje do të bëjnë plane afatgjata. Ata që kanë një aktivitet privat mund të kenë nevojë për një hua. Kush është i papunë, duhet të kërkojë patjetër një punë, qoftë dhe me kohë të pjesshme. Një vizitë tek estetisti do t’jua gjallërojë mendjen dhe trupin.

UJORI: Kjo do të jetë një javë shumë e ngarkuar me punë. Nuk keni kohë për të humbur. Mes familjes, punës dhe studimeve, përgjegjësitë duket se nuk kanë të sosur. Kujdes të mos stresoheni më kot. Mundohuni që t’i balanconi gjërat. Dikush mund t’ju kontaktojë për t’ju kërkuar një këshillë ose një nder.

Shumë shpejt do t’i jepni zgjidhje një problemi që ka lidhje me pronat e patundshme. Ndiqni instinktin, nëse nuk ndiheni shumë në formë. Ata që kanë nën kujdes fëmijë dhe prindër të moshuar, do të jenë shumë të zënë. Fundjavën kalojeni në shoqërinë e familjarëve, ndoshta duke frekuentuar restorantet ose qendrat tregtare.

PESHQIT: Ju pret një javë e rëndësishme. Pas ditëve të tëra të mbushura me detyrime e përgjegjësi, tani mund ta ulni pak ritmin. Mos i merrni gjërat shumë seriozisht. Jeni njerëz të vështirë dhe prandaj nuk shkoni mirë me të gjithë. Ata pak miq që keni, i keni shokë për kokë.

Mundohuni ta ekuilibroni mirë punën, studimet dhe jetën tuaj personale. Kushtojini më shumë kohë leximit, sepse të qetëson shpirtin. Keni pasur së fundmi probleme ekonomike, prandaj kufizojini shpenzimet. Mbyllini marrëdhëniet me njerëzit toksikë dhe mos i jepni llogari askujt për vendimet që merrni. Kushtojini rëndësi dietës dhe merruni me sport.

Source: botasot.info
Previous Post

Pas lirimit nga burgu, Cllevio e fton Noizyn për një përballje tjetër

Next Post

Pagesat marramendëse, deri në 10 mijë euro për 2 javë/ Nga Elvana te Noizy, kush janë VIP-at që do marrin pjesë te “Big Brother Kosova”

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video
Uncategorized

Çfarë të shihni në streaming këtë shtator? 10 premierat që ia vlejnë në Netflix, HBO Max dhe Prime Video

Shtatori sjell një valë të re premierash në platformat streaming. Nga rikthimi i The Gentlemen dhe kapitulli i ri i...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani
MUZIKË

Victoria Beckham rikthehet në krye të listave pas 25 vjetësh, këngën e saj e vitit 2001 në vend të parë të shitjeve në Britani

Kënga solo e Victoria Beckham, “Not Such an Innocent Girl”, e publikuar për herë të parë në vitin 2001, është...

by IMA Redaksia
Jan 24, 2026
UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë
Uncategorized

UNI Debate – Kur fjala bëhet mjet ndikimi dhe mendimi kritik merr hapësirë

Tiranë, 19 qershor 2025 – Për herë të parë në Shqipëri, studentë nga 12 universitete publike dhe jopublike u përfshinë...

by IMA Redaksia
Kor 23, 2025
Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën
Uncategorized

Shqiperi – Serbi, a do të përsëritet Beogradi? 1300 Euro Bileta në tregun e zi! | Me Denadën

https://www.youtube.com/watch?v=VJ-9c3aNxE0

by IMA Redaksia
Qer 6, 2025
Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!
Uncategorized

Zbulohet arsyeja e  transformimit të Eneda Tarifës! Ja pse ndryshoi look në prerjen e flokëve!

Pas shumë spekulimesh dhe diskutimesh rreth transformimit të saj të papritur, më në fund është zbuluar arsyeja pse këngëtarja Eneda...

by IMA Redaksia
Tet 20, 2024
Next Post
Pagesat marramendëse, deri në 10 mijë euro për 2 javë/ Nga Elvana te Noizy, kush janë VIP-at që do marrin pjesë te “Big Brother Kosova”

Pagesat marramendëse, deri në 10 mijë euro për 2 javë/ Nga Elvana te Noizy, kush janë VIP-at që do marrin pjesë te “Big Brother Kosova”

YouTube”-ri britanik akuzoi vajzat e showbizit shqiptar se ofrojnë se#s në këmbim të 5 mijë eurove. Reagon Serena Sula: Më kërkoi video n#do, ja sms-të private

YouTube”-ri britanik akuzoi vajzat e showbizit shqiptar se ofrojnë se#s në këmbim të 5 mijë eurove. Reagon Serena Sula: Më kërkoi video n#do, ja sms-të private

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA