Një lajm jo fort i mirë për të gjithë të apasionuarit pas seriale televiziv amerikanë. Orët e fundit do të jenë ndoshta nga më të këqijat për ata që pjesën më të mirë të kohës së lirë ja u dedikojnë një prej zhanreve televiziv sic janë serialet! 15 serial – midis të cilëve tituj të të rinj të dy viteve të fundit – nuk do të rinovohen për një sezon të ri televiziv me episode të reja.
Eshte pikërisht rrjeti amerikan ABC që ka “masakruar” më shumë seriale nga repertori i tij. Vetëm pas një sezoni është anuluar seriali Marvel Inhumans, thriller-i me Kyra Sedgwick, Ten Days in the Valley, drama sci-fi me temë emigracionin The Crossing, Deception, Kevin (Probably) Saves the World, komedia muzikore politike The Mayor dhe komediam me Zach Braff Alex, Inc. Si edhe për tu përmendur serialet Designated Survivor me Kiefer Sutherland dhe Quantico me Priyanka Chopra, në transmetim prej dy dhe tre sezonesh respektivisht.
Në të shumtën e rasteve, vendimi është marrë si pasojë e audiencës së vagët që këto seriale kanë pasur. Por jo rasti i Lucifer, që është anuluar nga FOX pas tre sezonesh. I pritshëm mbyllja e serialit horror The Exorcist, i cili në krahasim me vitin e kalur ka shënuar të dhëna të ulta në audiencën televizive amerikane.
Edhe rrjeti NBC ka marrë vendimin për t’i dhënë fund serialit aksion Taken dhe komedisë së Tina Fey, Great News. I njëjti fat edhe për serialin musical drama të Jason Katims me Josh Radnor, Rise. Një tjetër titull risi i vitit të kaluar The Brave, nuk do të ketë një vazhdim.
Për fat të keq, këta janë vetëm disa prej titujve të lajmëruar në orët e fundit, pasi lista mund të pasurohet duke konsideruar faktin se CBS ende nuk ka zbuluar asgjë ngafronti i anullimeve për sezonin e ardhshëm.