Ka ndodhur që shpesh të kemi patur mundësinë që më parë në spektaklet e zbulimit të talenteve në Shqipëri të shihnim edhe të huaj, kryesisht në XFactor në TV Klan ku disa prej tyre vazhdojnë të jenë ende si pjesë e botës së artit.
Kësaj rradhe konkuruesi i rradhës do të vijë nga “The Voice of Albania” i cili konkuroi javën e kaluar në audicionet e fshehura të këtij talent show duke arritur të nominohej, ai quhet Xhonatan (Jonathan) Rodriguez dhe vjen nga Amerika e Jugut përkatësisht nga Ekuatori.
Ai ka dhe një djalë të vogël, 5 muajsh, që e quajnë Diego fryt i martesës me një vajzë shqiptare. Me bashkëshorten është njohur në Romë në Universitetin “La Sapienza”.
Muzika sipas tij është një trashgimi ndër breza të familjes së vet. Ndërkohë mos harroni “The Voice…” çdo të Premte dhe të Shtunë me audicionet e fshehura!
InfoMedia Albania