Loja e nesërme e 100 Milionë do të jetë tepër e veçantë për shikuesit shqiptarë.
Top Channel ka vendosur që këtë puntatë, t’ia kushtojë një kauze mjaf të madhe për të mbledhur para në ndihmë të të përmbyturëve nga lumi Vjosa në rrethin e Fierit dhe Vlorës.
Këtë episod, nuk do të jenë konkurent të zakonshëm. Arbana Osmani dhe Alban Dudushi do të jenë të parët që do të vendosen përballë pyetjeve të Eno Popit dhe shuma që ata do të grumbullojnë do të shkojë për kauzën. Lojtarët e dytë, do të jenë çifti i policëve nga Portokalli, Florian Binaj dhe Jergin Çela do të jenë bashkë në ndihmë të familjeve në nevojë.
100 Milionë do të transmetohet si gjithmonë të dielën ora 17.45 në Top Channel./IMA/