Euros Hollywood është një ndër programet më të ndjekur të momentit në Amerikë. Një reality me protagonistë 5 talente të ndryshëm nga Europa të cilët dëshirojnë të prekin Hollywood. Kengetarja shqiptare Bleona është pjesë e këtij formati por nuk do të jetë e vetmja shqiptare. Një tjetër shqiptar do jetë pjesë e këtij reality, modeli me famë nderkombëtare Alessio Alia. Një ndër emrat shqiptar më përfaqësues në fushën e modelingut, djali i kopertinave i cili aktualisht meret me menaxhime eventesh në Austarali dhe në Shqipëri. Alessio Alia, djali i pasarelave fama, do të jetë i ftuari Bleonës ne kete show, si një nga miqtë e saj më të mirë.
IMA / G. Qerimi