Ndërsa të gjithë televizionet kanë nisur sezonin e tyre të ri, Radio Televizioni Shqiptar tashmë është në përgatitjet e fundit.
E ndërsa është duke organizuar “Junior Fest” i cili do të mbahet këtë fund Qershori, RTSH ka bërë ndryshime edhe përsa i përket sezonit të dytë të formatit të mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri” në pjesën e moderimit.
Enkel Demi do të jetë moderatori i ri i këtij formati i cili do të zëvendësojë Megi Shehun, e cila më parë hapte emisionin me leximin e gazetave.
Arbër Çepani dhe Blerina Shehu do të jenë përsëri nën logon e RTSH si moderator të formatit.
“Mirëmëngjes Shqipëri” do të nisi transmetimin nga 18 Shtatori në orën 06:30./IMA/









