Ashtu siç e njoftuam ekskluzivisht datën e fillimit të emisionit investigativ “Stop”, sonte në mbrëmje do të transmetohet për herë të parë një nga formatet që ka ngjallur një interes mjaft të madh për publikun për shkak edhe të dyshes së moderatorëve, Sajmir Kodra dhe Gentian Zenelaj.
Por padyshim, të tilla emisione nuk mund të jenë të plotësuara edhe pa velinat të cilat gjithmonë marrin një vëmëndje të veçantë nga publiku. Ato do të jenë dy vajza simpatike pjesë e trupës së baletit të koreografit në Tv Klan Albi Nako, Alba Hoxha dhe Ensa Llaçi.
Stop do të startojë sonte në orën 20:05.
Info Media Albania










