Thumbimi mes Noizyt dhe Ledionit do të mbahet mend si një nga ngjarjet më të bujshme të show bizz-it shqiptar për këtë vit, të gjithë e dimë dhe e mbajnë mend shum mirë këtë ngjarje. I ftuar në emisionin e Arian Çanit mbrëmjen e sotme për këtë sezon të ri të emisionit, ky i fundit nuk mund të rrinte pa e pyetur reperin rreth kësaj ngjarjeje, për të cilin Noizy e pranon se është nxituar, por jo pa arsye thotë ai:“hoqa dorë nga Top Awards pasi mësova se kush do t’i fitonte çmimet, dhe këto gjëra nuk më pëlqejnë, ndërsa me Ledionin u nxitova, por nuk kërkoj falje, nuk ishte faji im”- ka thënë Noizy duke shtuar se me pronarët e Top Channel ka mardhënie shumë të mira, por për festivalet nuk nuk ka shije të mira duke thënë se çdo vit përsëritet e njëjta gjë përsa i përket çmimeve, pra ai thotë se dihet shumë para se kush do t’i fitojë çmimet në festivale.









