Nova Greke ka rinovuar një marrëveshje afatgjatë me Discovery, duke vazhduar partneritetin e saj 18 vjeçar.
Nova është platforma e vetme televizive në Greqi ku kanalet e rrjetit Discovery transmetohen nëpërmjet satelitit.
Marrëveshja e re gjithashtu përfshin të drejtat e ri-shpërndarjes së programeve të Discovery në të gjitha llojet e paisjeve ku Nova operon, përfshirë këtu edhe internetin përmes shërbimit Nova Go.
Vazhdimi i bashkëpunimit është konsideruar si mjaft i vlefshëm nga të dy palët. Drejtuesit e kompanive janë shprehur pozitiv duke vlerësuar njeri-tjetrin./IMA/








