IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

“Nuk dal nga kjo studio, ose ajo ose unë i gjallë”, qytetari bën deklaratën e fortë përballë Eni Çobanit

by IMA Redaksia
2021/12/26
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
“Nuk dal nga kjo studio, ose ajo ose unë i gjallë”, qytetari bën deklaratën e fortë përballë Eni Çobanit

Debati mes Gëzimit dhe të motrës është nxehur shumë në rubrikën “Shihemi në gjyq” në “E diela shqiptare”. Teksa Gëzimi e akuzon se i ka 6 milionë lekë borxh, Merzako thotë që nuk e mban mend sa para i ka marrë të vëllait.

ADVERTISEMENT

Eni Çobani: Si erdhi momenti që i dhatë këto lekët? Si t’i kërkoi ekzakt se edhe nuk i mbaka mend?

Gëzimi: Kjo pati konflikt me bashkëshortin dhe kaloi në divorc. Duke ditur fëmijët në shkollë…

Merzako: Lëre divorcin, çfarë t’i bëj fatit, më ra…

Gëzimi: Po pusho moj të sqarohem me zonjën Eni, pusho po të them. Kjo u divorcua me bashkëshortin dhe i lindën probleme si çdo familje. Më erdhi në shtëpi duke qarë, madje dhe mamaja më tha: Gëzim ta ndihmojmë. Jam kthyer nga Greqia dhe këstin e parë i kam dhënë 2 mijë euro në vitin 2016. Pasi ka kaluar 1 vit e pak, i kam dhënë edhe 2 milionë të tjera dhe kjo vjen e më thotë të kam marrë 3 milionë lekë.

Merzako: Po nuk e mbaj mend mor vëlla se kam qenë shumë e shqetësuar…

Gëzimi: Zonja Eni dua që të ma zgjidhësh këtë gjë sepse kam lënë fëmijët e mi pa iu plotësuar kushtet për të mbajtur motrën dhe sot ke fytyrë dhe më thua se të kam dhënë 3 milionë.

Merzako: Ja sikur të të kem dhe 6 milionë lekë, ku të t’i gjej?! Unë jam e papunë. Me një asistencë moj zonja Eni.

Gëzimi: Edhe unë jam në borxh sot, edhe unë jam në hall të madh. Ke një vit e pak që nuk më ke shkelur në shtëpi. Ti nuk e di gjendjen e nënës, u harbova unë spitaleve.

Merzako: Po ti e ke në shtëpi mo vëlla. A të merr mamaja pension?

Eni Çobani: Po sa fëmijë ka kjo nënë?

Merzako: 5 fëmijë. Ky është i vogli se gjithë shqiptarët e kanë traditë se e mban i vogli.

Eni Çobani: Kjo nuk është traditë, atë e mban sigurisht aty ku ndihet mamaja më mirë, po gjithë shpenzimet ky i mban?

Merzako: Po

Eni Çobani: Po çfarë pensioni ka nëna?

Merzako: 80 mijë lekë.

Gëzimi: Unë jam në hall të madh. Nga kjo studio nuk dal zonja Eni, ose ajo, ose unë i gjallë.

Ardit Gjebrea: Janë 2 mijë euro dhe 2 milion lekë…

Gëzimi: Plus edhe 1 milion e 300 mijë lekë të vjetra, janë 3 këste.

Gëzimi: Pusho moj se është hall më i madh ky i imi. Janë dy fëmijë që po i lë rrugëve. A të ka shkuar ndër mend se çfarë ke lënë në atë shtëpi, në atë themel?! A ka vëllai, të hajë, të pijë, po shpenzimet e nënës apo shpenzimet e fëmijëve? Të të vijë zor, të të vijë!

Merzako: Unë nuk i përgjigjem dot se në atë shtëpi që jam unë, jam pa ujë, pa drita, unë po e mora mamanë, e plevitosa.

Gëzimi: Unë do ta hyp në taksi nënën dhe do të ta sjell në Ersekë nesër, pasnesër.

Merzako: Po 5 ditë do të rrijë ajo, më shumë nuk zgjat.

Eni Çobani: Po pse 5 ditë?

Merzako: Nuk ka kushte.

Gëzimi: Unë sot kam sjellë motrën time këtu në “Shihemi në Gjyq” sepse kemi një konflikt që nuk besoj se do ta zgjidhim dot motër e vëlla që mos qofshim motër e vëlla.

Merzako: Wa edhe këtë e thua mo vëlla?! Edhe më solle deri këtu mua?!

Gëzimi: Pusho se do të sqarohem me zonjën Eni. Pusho të lutem! Zonja Eni…

Merzako: Për lekë më solle këtu dhe gjithë këtë debat?!

Gëzimi: Pusho të lutem! Mbylle të thashë tani! Zonja Eni kjo më ka marrë një shumë prej 6 milionë lekësh të vjetra dhe ka më shumë se një vit që kjo nuk ka shkelur në derën time. Nuk e di se si jeton vëllai, se si jeton nëna.

Merzako: 2 milionë të kam marrë…

Gëzimi: Pusho moj të sqarohem me zonjën Eni!

Merzako: Më ke mua motër, nuk e ke zonjën Eni.

Gëzimi: Unë vij nga Korça, motra jeton në Ersekë dhe ka më shumë se një vit që nuk më shkel në shtëpi qëkur i kam kërkuar lekët.

Merzako: Po ai më kërkon lekët moj zonja Eni.

Gëzimi: Biles po bëhen 3 muaj që ma mbyll telefonin.

Merzako: Po s’kam si të përgjigjem sepse nuk kam se ku t’i gjej lekët.

Gëzimi: Po pusho moj se sot kam ardhur të llafos…

Merzako:  Nuk kam se ku t’i gjej lekët që t’i jap.

Gëzimi: Lekët do t’i gjesh sesbën, unë t’i dua lekët, përpjetë të hidhesh!

Merzako: Nuk kam ku t’i marr. 5 milionë, 6 milionë nuk kam ku t’i marr!

Eni Çobani: Sa pretendon ti Merzako?

Merzako: Po 2 a 3…

Gëzimi: Po a je në terezi ti 2 a 3, unë t’i kam me fakte, unë t’i kam me data.

ADVERTISEMENT

Merzako: Po aq të kam marrë.

Gëzimi: A je në terezi ti apo? Thirri trurit! Zonja Eni unë i kam mbajtur të gjitha shënim se kur ia kam dhënë.

Merzako: Unë nuk të kam firmosur gjë…

Eni Çobani: Nuk ke firmosur gjë se ai t’i ka dhënë në mirëbesim.

Merzako: Unë thashë se do të m’i falte ato lekët.

Gëzimi: Pusho, moj pusho.

Ardit Gjebrea: Nuk i thuhet vëllait nuk kam firmosur për ato lekë..

Merzako: Nuk kam firmosur, nuk kam të ia jap!

Previous Post

Kush është artistja që rrëmbeu çmimin e parë në “Mam po ti”?

Next Post

Ndodh ajo që nuk pritej mes Beatrix dhe Sarah, këngëtarja: Donaldi më hoqi qafe për ty!

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Ndodh ajo që nuk pritej mes Beatrix dhe Sarah, këngëtarja: Donaldi më hoqi qafe për ty!

Ndodh ajo që nuk pritej mes Beatrix dhe Sarah, këngëtarja: Donaldi më hoqi qafe për ty!

“Dirty dancing” filmi i mallkuar/ Pjesa kryesore e kastit të filmit kanë vdekur, kompania që prodhoi filmin falimentoi

“Dirty dancing” filmi i mallkuar/ Pjesa kryesore e kastit të filmit kanë vdekur, kompania që prodhoi filmin falimentoi

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA