Aty ku është Aulona është edhe Fatma, e aty ku është Fatma s’ka si të mos jetë Aulona. Duket si lojë fjalësh, por s’është kështu. Dyshja e njohur thumbuese e ekranit janë aq të lidhura me njëra-tjetrën sa duket sikur janë gjithmonë bashkë, në ekran e përtej tij si motrat siameze. Por a janë zënë ndonjëherë me njëra-tjetrë? Përgjigjen na e ka dhënë Aulona dhe s’ishte aspak ashtu siç e mendonim.
E ftuar në “Glamour zone”, ajo tha se bashkë kanë patur shumë konflikte, por pas njërit prej tyre, nuk kanë folur për tre ditë me radhë. Musta tregoi se janë zënë në prapaskenat e një xhirimi, pasi Fatma vonohej, ndërsa ajo dëshironte që t’i bënte gjerat me shpejtësi.
“Nuk jemi kapur nga flokët edhe pse do doja t’ia shkulja ato kaçurrelat e bukura që ka (qesh). Nuk kemi folur për 3-4 ditë, ky ështe maksimumi. Kishim një debat në prapaskenë. Unë jam pak tip acarues e di, por edhe Fatma është acaruese nga ana tjetër. Unë jam tip që dua t’i bëj gjërat shpejt, ndërsa Fatma e kundërta. Ishim një ditë gati për xhirime në një spektakël ku do të këndonim. Unë i thoja shpejt, ndërsa ajo vazhdonte të bënte foto. E mora i thash hajde, ajo tha: ‘Ik vet, se më çmende’. Vajtëm në zyrë dhe nuk folëm fare, dhe pas tre ditësh pamë njëra tjetrën dhe thjesht qeshëm,”- tregoi Aulona.