Gjatë një debati të tensionuar në Prime-n e sotëm të Big Brother VIP, moderatori Ledion Liço iu drejtua Lisit me një shprehje që shkaktoi reagime. Ndërsa po ndërhynte në debatin mes Romeo Veshaj dhe Erjolës, Ledion përdori fjalët “Nuk je qeni i Romeos”, një shprehje që padyshim nuk u prit mirë.

Ledioni njihet për stilin e tij të moderimit që shpesh përfshin humor dhe komente të drejtpërdrejta, kësaj radhe, shprehja ishte ndaj Lisit i cili në debatin e krijuar duhej të merte një qëndrim duke qenë se po flitej për përdorimin e figurës së të atit nga Romeo.








