Teksa ishte duke biseduar me Antonelën, Semi ka treguar vështirësitë ekonomike me të cilat familja e saj është përballur kur ishte fëmijë.
Ajo u shpreh se edhe pse nuk kishin “kokërr leku”, e ëma e përkrahu duke e çuar të këndonte në festivalin e fëmijëve në Shkodër.
Kjo gjë nuk ishte rrëfyer nga Semi më parë, pasi sipas saj, nuk dëshironte të shihej nga të tjerët si e dobët.
“Mamit tim i është dashur të punojë shumë e vetme. Kur ajo e pa që unë kisha talent për muzikë, nuk ma prishte për asgjë. Pa kokërr leku në shtëpi dhe kur vinte puna për të ik në ndonjë koncert… Mbaj mend që kemi ikur në festivalin e Shkodrës, pa lekë fare…
E urrej që njerëzve t’u vijë keq, që të më shohin si të dobët, prandaj nuk doja ta tregoja atë gjënë këtu. Nëse kam një gjë, iki qaj dhe kthehem prapë. S’dua të ndikohen. Prandaj thash dje kam lënë ilaçet, se nuk dua që njerëzit të ndikohen. Unë kam qenë keq, s’e ka kuptuar njeri, pavarësisht që mund ta kenë ditur ata jashtë.
Vetëm Donaldi e dinte. Prandaj rrinim afër. Prandaj njerëzit thonin pse rrinë afër këta. Nëse kisha për të thënë diçka, ua thoja dy apo tre njerëzve në shtëpi, jo të gjithëve. Prandaj më vjen inat kur thuhet aleanca, lojë. Mbase perceptohet ashtu jashtë, por realisht është ndryshe fare edhe duhet me e kuptu kur e kam shpjegu një miliard herë”,- tha Semi.
“








