Do të jetë Jimmy Kimmel moderatori i edicionit të 89-të të Academy Awards, për çmimet Oscar 2017. Lajmi është bërë i ditur nga Variety.
Prezantuesi i famshëm amerikan, i njohur për programin e tij Late Night, ka prezantuar edhe në të kaluarën ceremoni të këtyre përmasave, si edicionin e vitit 2012 dhe 2016 të Emmy Awards.
Ceremonia e çmimeve Oscar do të mbahet në datë 28 shkurt 2017 në Dolby Theatre në ambientet e Hollywood & Highland Center në Hollywood.