IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Këtë javë premiera e “Hije”, filmi thriller që sjell realitetin shqiptar në kinematë e kryeqytetit

by IMA Redaksia
2016/12/05
in Kinema
Reading Time: 3 mins read
A A
Këtë javë premiera e “Hije”, filmi thriller që sjell realitetin shqiptar në kinematë e kryeqytetit

Këtë të enjte, 8 dhjetor nis të shfaqet në kinema Cineplexx filmi i ri shqiptar “Hije” i Jotti Ejlli.

ADVERTISEMENT

Një e vërtetë apo histori e trilluar?! Kufiri mes tyre është aq i hollë sa në mes ngjarjet rrokullisen me shpejtësi. Premiera në ekranin e kinemasë vjen për publikun më datë 8 dhjetor dhe në role janë emra të njohur aktorësh, por dhe të rinj. Në filmin me skenar dhe regji nga Jotti Ejlli interpretojnë aktorët Alfred Trebicka, Genti Kame, Sokol Angjeli, Eglantina Ceno, Kastriot Shehi, Antonio Kowdrin, Kol Kunora, Klodian Hoxha, etj. Regjisori i filmit Jotti Ejlli pohon se filmi “Hije” ngre pikëpyetje të mëdha mbi të vërtetat e tmerrshme, që mbahen fshehur, që herë pas herë përcakton fate njerëzish. Ngjarja e vrasjeve të disa personave ka tronditur një qytet të vogël. Një grup me të shkuar kriminale është eliminuar brenda natës. Një prokuror heton mbi çështjen, duke pyetur të vetmen dëshmitare, që është pjesë e ngjarjeve. Gjithçka duket sikur ka ndodhur për motive të dobëta xhelozie. Por e vërteta që kurrë nuk do kuptohet, është komplet e kundërt. Regjisori Ejlli, i cili pas disa ditësh prezanton filmin artistik “Hije” tregon se shkrimi i skenarit ka marrë shtysë nga realiteti. “Ngacmimi është realiteti i përditshëm në të cilin jetojmë. Duke qenë se kam jetuar për një kohë të gjatë jashtë Shqipërisë më bën të shikoj këtë realitet në mënyrë më të ftohtë. Nëse duhet të ngre një kritikë mbi realitetin shqiptar do të thosha që është heshtja. Nëpërmjet heshtjes përcillet dhe një mohim i së vërtetës, që realisht të gjithë e dinë po në një farë mënyrë nuk duan ta shprehin apo nuk duan të ngatërrohen. Dhe pikërisht kjo ishte ajo që më ngacmoi të nisja të shkruaja një skenar të tillë”, tregon regjisori për filmin “Hije”.

Lexo “Filmat e muajit dhjetor në kinemanë shqiptare | VIDEO“

hije-poster

Puna me filmin “Hije” dhe përzgjedhja e aktorëve

ADVERTISEMENT

I gjithë filmi është një histori, që ndodh brenda një nate në një qytet të vogël jashtë Tiranës. Regjisori tregon se është xhiruar në Lezhë dhe Shëngjin dhe filmi është një reflektim mbi të kaluarën, duke ndjekur ngjarjet që ndodhin rreth nesh në ditët e sotme. “Historia vërtitet mes 4 personazheve, që në të kaluarën kanë qenë pjesë e një bande, por në ditët e sotme ndodhen në poste të ndryshme në shoqëri. Një deputet, një efektiv policie, një pronar i një pike bastesh dhe një bastexhi. Ky grup është eleminuar brenda natës dhe një inspektor po merr në pyetje të vetmen dëshmitare okulare, bashkëshorten e njërit prej tyre”, tregon regjisori Jotti Ejlli për filmin “Hije”. Me aktorë  të njohur dhe të rinj në role, regjisori Ejlli ka realizuar filmin e tij të parë artistik me metrazh të gjatë, pasi deri më tani ka qenë i fokusuar në filmin artistik me metrazh të shkurtër, ku numërohen disa tituj. Për aktorët ai tregon se puna më e madhe që është munduar të bëjë në film ka qenë me ta. “I kam menduar për t’u përshtatur sa më mirë karaktereve të personazheve. Duke qenë se që në skenar kam qenë i qartë mbi karakteret që doja të kisha, kam bërë një përzgjedhje të kuruar, mes personazheve të njohur me të cilët kam pasur nderin të punoj, si dhe me personazhe të cilët dalin për herë të parë përballë publikut, por që kanë surprizuar me performancën e tyre”, vijon të tregojë për filmin skenaristi dhe regjisori. Jotti Ejlli që është i njohur si autor i disa filmave me metrazh të shkurtër, si “Dinner time”, “All in”, përmendim këtu dhe filmin “Rosso Fuoco” që është realizuar në Itali dhe që ka pasur ndikim në publik dhe festivale filmi ku është prezantuar, ndërkohë që në Shqipëri ka bashkëpunuar me disa produkte televizive. Filmi “Hije” është një produksion indipendent me buxhet i mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe Sae Institute Milano.

Trailer zyrtar i filmit Hije

Marre nga Sot

Tags: Film ShqiptarHijeJotti EjlliKinema
Previous Post

Sot Maria De Filippi mbush 55 vjeç. Ja 7 gjëra që nuk i dini për mbretëreshën e televizionit italian!

Next Post

Oscar 2017: Jimmy Kimmel prezantues i edicionit të 89-të të Academy Awards

TË NGJASHME

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh
Kinema

Nga kujtimet e fëmijërisë në 4K/ “Mimoza Llastica” rikthehet pas 53 vitesh

Një nga filmat më të dashur të kinemasë shqiptare rikthehet në ekran me një jetë të re. “Mimoza Llastica”, filmi...

by IMA Redaksia
Sht 28, 2026
Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota
Kinema

Tirana kthehet në kryeqytetin e filmit/ Nis sot TIFF 2026 me 230 filma nga e gjithë bota

Edicioni i 24-t i Tirana International Film Festival ngre siparin sot, më 21 shtator, duke sjellë për një javë në...

by IMA Redaksia
Sht 21, 2026
Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet
Kinema

Zbulohet projekti i ri i Ermal Mamaqit dhe Holta Dulakut/ “Zdromsat”, komedia e zezë që bashkon dy produksionet

Vetëm pak ditë pasi njoftuan se po bashkonin forcat për një film të ri shqiptar, Ermal Mamaqi dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 17, 2026
Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan
Kinema

Spider-Man rrëzon “Star Wars” pas 10 vitesh/ “Brand New Day” bëhet filmi më i madh në historinë e box office-it amerikan

Peter Parker ka bërë atë që Hollywood-i priste prej më shumë se një dekade. “Spider-Man: Brand New Day” ka kaluar...

by IMA Redaksia
Sht 16, 2026
Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri
Kinema

Filmi i parë shqiptar rikthehet pas 69 vitesh/ “Fëmijët e saj” restaurohet për herë të parë në Shqipëri

Një pjesë e historisë së kinemasë shqiptare rikthehet në ekran. “Fëmijët e saj”, filmi i Hysen Hakanit i realizuar në...

by IMA Redaksia
Sht 15, 2026
Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”
Kinema

Ermal Mamaqi dhe Holta Dulaku bashkojnë forcat për një film të ri shqiptar: “Këtë radhë vijmë fuqishëm”

Një tjetër komedi shqiptare po përgatitet për ekranin e madh. Ermal Mamaqi ka njoftuar se Mamaqi Production dhe Vita Production...

by IMA Redaksia
Sht 10, 2026
Next Post
Oscar 2017: Jimmy Kimmel prezantues i edicionit të 89-të të Academy Awards

Oscar 2017: Jimmy Kimmel prezantues i edicionit të 89-të të Academy Awards

IMA Awards 2016 | 10 Dhjetor Shpallen fituesit

IMA Awards 2016 | 10 Dhjetor Shpallen fituesit

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA