Duket se denoncimi publik i bërë nga gazetari Bledi Mane kundrejt prezantuesit të “Top Channel”, OSSHE i ka ndërprerë dritat Ledion Liços. Lajmin e ka konfirmuar në rrjetin social Facebook vetë gazetari Mane. Ja çfarë shkruan ai:
“Gramozi vs Real Madrid 1-2 /
Gramozi vs Bledi Mane 0-4.
Me këtë foto nga stadiumi legjendar Bernabeu në Madrid u përshëndes e u njoftoj për rezultatin e ndeshjes. Gramozi pësoi një humbje të thellë me 4 gola qysh pjesën e parë.
1-U bë publik lajmi i vjedhjes.
2-OSSHE i ndërpreu abonentit energjinë elektrike.
3-U paguan detyrimet e prapambetura.
4-Shërbeu si leksion i mirë për këdo që abuzon me pronën publike. Gjatë ndeshjes një grup i vogël tifozësh shanin dhe kërcënonin, por sa mbaroi ndeshja ikën me vrap duke u fshehur, disa prej tyre andej nga rruga për në Leskovik e disa të tjerë pas profileve fallco në Facebook. Derbi i Juglindjes mes Gramozit dhe gazetarit përmetar pati jehonë në median vendase e u ndoq me interes nëpër rrjetet sociale. Ah të shkretët kolonjarë, shkuan për…fitore por as barazimin nuk morën dot”, – përfundon në statusin e tij Bledi Mane.
Gramozi vs Real Madrid 1-2Gramozi vs Bledi Mane 0-4Me kete foto nga stadiumi legjendar Bernabeu ne Madrid u pershendes…
Posted by Bledi Mane on Domenica 10 gennaio 2016