Kompanitë prodhuese televizive në Francë dhe Izrael kanë marrë të drejta për një format nga Spanja.
I titulluar “Ovo” formati është blerë nga Lagardere Studios në Francë dhe Maagalot Productions në Izrael pas marrëveshjeve me distributorin Armoza Formats, i cili tashmë ka shitur formatin në Gjermani.
Spektakli u nis në bashkëpunim me produksionet spanjolle Mediapro dhe Phileas Production ka në qëndër të idesë një “kabinë rrëfimi” në qendrat e qytetit, duke inkurajuar kalimtarët që të ndajnë tregimet dhe ndjenjat e tyre më intime.
Ronnie Manor, CEO i Maagalot Productions, tha se formati “tregon tregime në një mënyrë reale, inovative dhe emocionale.” Transmetuesit ende nuk janë bërë publik./ima/