Rreth 40 mijë të infektuar dhe 623 viktima nga Covid-19 në shtetin italian janë regjistruar në 24 orët e fundit ka raportuar gazetarja Alba Kepi e cila ishte në një lidhje direkt nga Roma për emisionin “Ditë e Re” në Ora News.
“Është kthyer një valë e dytë më e rëndë se vala e parë pasi numri i personave të infektuar është shumëfish më i lartë ditë pas dite sesa është verifikuar pranverën e 2020. Mbi 1 milionë të infektuar që nga nisja e pandemisë. Ditën e djeshme janë regjistruar 623 viktima shifra më e lartë që prej datë 6 prill. Jemi në një lockdown territorial pasi disa rajone janë përfshirë në zona të kuqe apo portokalli që janë zona me një lockdown total. Mjekët kërkojnë një lockdown total pasi e shohin të pamundur kontrollimin e fluksit. Përsëritje e skenarit të parë. 30-40 mijë të infektuar në ditë. Mbi 200 mijë testime në ditë.”- tha gazetarja.
Si do shpërndahet vaksina?
Gazetarja përcolli lajmin se ka nisur tashmë puna për planin e shpërndarjes së vaksinës antiCovid dozat e para të së cilës pritet të shpërndahen në mesin e muajit janar.
“Italia nisur punën për planin e shpërndarjes së vaksinës, pasi ka ardhur lajmi nga BE është kompania farmaceutike amerikanë pra një vaksinë e prodhuar nga ata, është blerë nga BE dhe Italisë nga kjo shumë e dozave i takon 13.7% e tyre ose 27 milion doza që sipas autoriteteve italiane do të nisë shpërndarja në mes të janarit të 2020 dhe 13 milionë doza të tjera do të shpërndahen në javët në vazhdim. Sipas këtij plani do të shpërndahen kryesisht te personeli mjekësor, forcat e rendit dhe te popullsia me grupmoshat më të ndjeshme. Kjo vaksinë është pak e veçantë kërkon një temperature -80 gradë për tu ruajtur dhe në Itali asnjë aeroport në këto momente nuk ka një pajisje të tillë që të konservojë vaksinën por është duke u punuar nga autoritetet italiane që në dy aeroportet kryesore të sigurojnë pajisjet e nevojshme.”- tha Kepi.