Pas “Bija ime”, seriali i ri që fillon në TV Klan ka një histori shumë të dhimbshme

Këtë javë serialit “Bija ime” i vjen fundi dhe në TV Klan do të nisë një tjetër prodhim kinematografik turk shumë i ndjekur. Seriali i ri “Lule të vetmuara” do të ketë një histori të dhimbshme. Në qendër të këtij seriali janë 5 vajza jetime. Ejlyl është një vajzë 16-vjeçare e ngacmuar seksualisht nga njerku i saj. Nëna nuk e beson Ejlylin dhe e braktis. Ejlyl përfundon në jetimore ku njihet me vajza të tjera jetime, me histori të trishta familjare. “Lule të vetmuara” ka marrë çmimin “Drama më e mirë e vitit” dhe Seriali më i mirë në Turqi, Kore dhe Francë. Seriali do të nisë transmetimin në 13 janar në TV Klan./revistawho.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.