Pas lajmit se u bë miliardere, Kim Kardashian, ‘festë’ me bikini buzë detit

Bashkohuni me grupin tonë zyrtar në Facebook duke klikuar këtu!

Ajo postoi dy foto në faqen e saj në “Instagram”, e veshur me bikini dhe duke buzëqeshur. 40-vjeçarja vazhdon të habisë me linjat e saj perfekte. Kim shfaqet pa make up dhe gëzimi në fyryrën e saj është komentuar nga ndjekësit si “emocionet e të qenit miliardere”. “Billionere vibes”, “Billionere Bliss”, “Miss billionere, urime!”, komentojnë ndjekësit.

Pasuria neto e Kim arriti 1 miliard dollarë (720 milion £) falë kompanisë së saj të kozmetikës dhe veshjeve, si dhe të ardhurave nga televizioni dhe investimeve, thotë revista e biznesit Forbes.

Ajo tani është një nga 2.755 figurat në Listën e Miliarderëve të Botës të Forbes. Themeluesi i Amazon Jeff Bezos kryeson listën me një vlerë neto prej 177 miliardë dollarësh, raporton BBC.

BurimiTop Channel
Artikulli paraprakStafi i zbulon Luana Vjollcës projektin e radhës!
Artikulli tjetërVIDEO | Beart Rexhepi rrëfen të vërtetën për ndarjen me Tean dhe zhgënjimin e tij ndaj ish të dashurës