Pas largimit nga Top Channel Anjeza Maja tregon punën e re

Anjeza Maja u largua nga ‘Top Channel’ dhe ky vendim nuk kaloi pa vëmendje. Në një intervistë të fundit për ‘Revista Class’ ajo tregoi shumëçka për jetën e saj dhe projektet e reja. Përmendi që është shumë e lumtur për biznesin që ka ndërtuar dhe pas largimit nga ‘Top Channel’ nuk ka vendosur akoma çfarë do bëjë me televizionin.

Një gjë ama është e sigurt. Pas ‘Dance With Me’, Anjezën do ta shohim si pjesë të stafit të kryeministrit.

“Së shpejti do të jem pjesë e stafit kryeministror. Është një projekt ambicioz i Endri Fugës dhe më pëlqen shumë si tokë e re në jetën time profesionale”,-zbuloi ajo. Kujtojmë se Anjeza ishte pjesë e ‘Në shtëpinë tonë’ në televizionin kombëtar./revistawho.com

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.