Pas sekuestrimit, Albanian Screen del në ankand për shitje

Televizioni nën pronësinë e sipërmarrësit Rezart Taçi, Albanian Screen, i mbyllur tashmë prej vitesh dhe i sekuestruar disa javë më parë nga Veneto Banka, për shkak të mos shlyerjes së kredive tashmë ka dalë në tregun e ankandëve për shitje.

1,3 milionë euro, kjo ka qënë shuma e shitjes së AS, nga ana e shoqërisë së përmbarimit, e cila si afat për kërkesat për blerje, ka vendosur datën 31 Shtator.

Albanian Screen (ish Alsat) u mbyll në qershor 2015. Sipas të dhënave të bilancit të vitit 2013, realizoi një qarkullim vjetor prej  323 milionë lekësh në vitin 2013 (rreth 2.3 milionë euro), me një rënie prej 33% në raport me një vit më parë. Sipas xhiros, Albanian Screen ishte në atë kohë televizioni i katërt më i madh në vend, pas Top Channel, Klan dhe Vizion Plus. Për periudhën 2012-2013, televizioni rezultoi me një humbje prej rreth 30 milionë lekësh, përkatësisht për secilin vit.

 

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.