Pas “Shiko Kush Luan”, Luana Vjollca paralajmëron projektin e ri televiziv

“Shiko kush luan” është emisioni argëtues që i ka dhuruar shqiptarëve të qeshura pafund të shtunave mbrëma.

Sigurisht që një emision i tillë pëlqehet dhe duhet nga shqiptarët, ndaj Luana Vjollca e cila është autorja edhe moderatorja, zbulon publikisht se sezoni i 4-të pritet të vijë në muajin shtator por zbuloi edhe një tjetër surprizë.

Ndërkohë që presim për sezonin e 4-t, Luana duket se po punon për një tjetër emision. Ajo tregoi gjatë puntatës së fundit të “Shiko kush Luan 3” se për 1 ose 2 muaj do startojë një program të ri televiziv.

Duke parë shikueshmërinë dhe pëlqyeshmërinë e “Shiko kush Luan” me siguri edhe programi tjetër që Luana do marrë përsipër do arrijë të njëjtin sukses.

Top Channel