Aktori i njohur turk, Halit Ergenc, ka përcjellë të ëmën në botën tjetër, e cila ka vdekur në moshën 73 vjeçe nga një infarkt në zemër. E ëma e tij ka qenë e sëmurë me vite nga zemra, ndërsa për herë të fundit thuhet se Halit e ka parë vitin e kaluar, kur ka qëndruar disa ditë në Beograd.
Vdekja e të ëmës e ka lënduar shumë aktorin, i cili gjatë varrimit nuk ka mundur t’i ndalë lotët. Përkrahje në ato momente i kanë dhënë bashkëshortja e tij, aktorja Berguzar Korel, si dhe kolegët Kenan Imirzalioglu, si dhe Burak Ozdivit.