Beren Saat dhe bashkëshorti i saj Kenan Dougulu janë përfolur shpesh herë për ndarje nga mediat turke. Por çifti ka treguar se i ka mbijetuar çdo lloj sfide dhe se ndarja e tyre është vetëm thashethem.
Së fundmi në një intervistë, Beren është pyetur për sekretin e martesës së tyre dhe aktorja ka treguar se sekreti qëndron tek shtëpia e tyre.
“Kjo është një lidhje e gjatë mes dy njerëzve të famshëm. Sekreti i jetëgjatësisë së lidhjes sonë fshihet në shtëpinë tonë. Ne nuk mund të ndahemi sepse ne na bashkon gjithmonë shtëpia, edhe pas çdo ndarje, aty ndihemi të dashuruar sërish”-tha aktorja.