Seriali dramatik, Fate të Kryqëzuara i titulluar ndryshe Paramparca ka mbyllur sezonin e tij të dytë në Turqi, duke shënuar edhe këtë herë rekord shikueshmërie, gjatë gjithë episodeve.
Seriali i cili transmetohet në StarTV, mbrëmjen e episodit të fundit ka vendosur që ta kalojë në një darkë barbecue.
Edhe pse u mendua se shikueshmëria e tij do të binte për shkak të largimit të Nurgul Yesilcay e cila luante rolin e Gylseren, Paramparça arriti të mbajë audiencën më të madhe në Turqi në ditët që transmetohej.
Aktualisht në Shqipëri, Fate të Kryqëzuara është duke u transmetuar në Televizionin Klan me sezonin e tij të parë, ku duhet theksuar se episodet kanë mbetur prapa kjo për shkak se për disa javë seriali u transmetua vetëm një herë në javë për shkak të programacionit tepër të ngjeshur që TV Klan pati, si Gjeniu i Vogël apo edhe Lufta e Nuseve.
Më poshtë gjendet edhe trailer i episodit të fundit të sezonit të dytë të Paramparca.
Copyright IMAlbania.com | Ndalohet kopjimi pa autorizim nga redaksia









