IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Përmendi kazinon e Tajvanit, portali i ri sulmon Blendi Fevziun: Ja si i vodhi pronat e Toptanëve!

by Niko Lako
2020/03/14
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Përmendi kazinon e Tajvanit, portali i ri sulmon Blendi Fevziun: Ja si i vodhi pronat e Toptanëve!

Gazetari Blendi Fevziu në emisionin e dy ditëve më parë ku kishte të ftuar kryeministrin Edi Rama në një nga pyetjet që i drejtoi ishte fakti pse nuk mbyllet kazinoja që ndodhet te kompleksi “Tajvan”.

ADVERTISEMENT

Kaq ka mjaftuar që një portal i ri në tregun mediatik e quajtur Fjala.al në pronësi të Besnik Sulaj, i njohur si “Beso i Tajvanit” ka nisur sulmin ndaj drejtuesit të Opinion.

Gazeta në fjalë ka lajmëruar se ka fakte dhe zotëron dokumente dhe dëshmi në lidhje me rrëmbimin apo tjetërsimin e pronave të Toptanëve në favor të tij, nisur edhe nga një linjë trashëgimie që ka gazetari me këtë familje të njohur tiranase.

“I lidhur ngushtë me disa oligarkë dhe çdo politikan që vjen dhe ikën nga ky vend, Fevziu, ka arritur të gllabërojë prona të shumta në Tiranë e Gjiri i Lalëzit”, shkruan portali.

Portali lajmëron se (lexo ketu) “do të hedhë dritë me publikimin e dokumenteve konkrete,lidhur me tjetërsimin e pronave të Fevziut në zonën e Gjirit të Lalëzit, dhe në disa zona të Tiranës, ku fakte dhe dëshmi të anëtarëve të fisit Toptani, do nxjerrin zbuluar skemat dhe manovrat e Fevziut, në tjetërsimin e pronave tek anëtarët e tjerë të fisit”.

Fakte dhe dëshmi tronditëse/ Si i vodhi Blendi Fevziu pronat e familjes Toptani

Blendi Fevziu, gazetari-historian i tranzicionit shqiptar që prej më shumë se 20 vitesh drejton emisionin “Opinion” në “TV Klan”, njihet prej audiencës si personazh mjaft pozitiv dhe tepër kërkues. Në fakt kërkesat e tij, nuk rreshtin jo vetëm gjatë emisionit “Opinion”, por edhe për sa i përket kërkesave për kapjen e territoreve tokësore në zona kyçe të Tiranës dhe Gjirit të Lalëzit. I lidhur ngushtë me disa oligarkë dhe çdo politikan që vjen dhe ikën nga ky vend, Fevziu, ka arritur të gllabërojë prona të shumta në Tiranë e Gjiri i Lalëzit.

Mirëpo ky gllabërim është shtrirë dhe tek anëtarët e tjerë të familjes së tij, pasardhësit e Toptanëve në Tiranë, ku Fevziu falë influencës së tij me oligarkët, ministra e kryeministria ka arritur të marrë dyqane e metra toke, e garazhe që nuk i takojnë dhe që i përkasin familjarëve të fisit të tij.

Sot e kësaj dite anëtarë të fisit Toptani, janë të impenjuar në disa procese gjyqësore kundër Blendi Fevziut, duke kërkuar prej tij, pjesët takuese të pronave të tyre.

Në ditët në vijim gazeta “Fjala.al” do të hedhë dritë me publikimin e dokumenteve konkrete, lidhur me tjetërsimin e pronave të Fevziut në zonën e Gjirit të Lalëzit, dhe në disa zona të Tiranës, ku fakte dhe dëshmi të anëtarëve të fisit Toptani, do nxjerrin zbuluar skemat dhe manovrat e Fevziut, në tjetërsimin e pronave tek anëtarët e tjerë të fisit. Nga një vëzhgim në sistemin e gjykaktave rezulton se në muajin shkurt 2011, Blendi Fevziut, iu drejtua Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet, me një kërkesë padi, ku kërkonte trashëgiminë për pasurinë dhe pronat e birësuesit të tij, shtetasit Ali Fevzi i njohur edhe si nipi i familjes Toptani.

Sipas padisë me nr. 8124 të regjistruar pranë Gjykatës më 15 mars 2011, paditësi Blendi Fevziu kërkonte “lëshimin e dëshmisë së trashëgimisë testamentare për testaorin Ali Fevzi”. Ali Fevziu, njihet edhe si birësuesi i gazetarit Blendi Fevziu, i lindur në fshatin Çermë të Lushnjës nga prindërit biologjik Hektor dhe Rezane Bregasi. Me një vendim të datës 25 shkurt 2008, gazetari Fevziu ndryshoi të dhënat e aktit të lindjes, pasi, sipas padisë, kanë qenë të pasakta, konkretisht nga vendi i lindjes “Lushnjë” në atë “Tiranë”, padi kjo që u pranua nga togat e zeza.

Ndërkohë, referuar dokumenteve gjyqësorë, që në vitin 1983, kur Fevziu kishte mbushur 14 vjeç me vendim të Gjykatës së Tiranës, e ndryshoi mbiemrin nga “Bregasi” në “Fevziu” për shkak se ishte birësuar pranë familjes së, Ali Fevziut. Historia mes gazetarit dhe një pjese të Toptanasve është e hershme dhe e mbushur me kërkesa gjyqësore vitet e fundit. Ali Fevziu sipas vendimeve të gjykatës, ishte djali i Niagjar Toptanit, vajzës së Refik Bej Toptanit, i cili ishte martuar me Advijen dhe kishte katër fëmijë. Iliazin, Ibrahimin, Niagjarin dhe Ganimeten. Advija u nda nga Refik Bej Toptani dhe u largua në Itali, ndërsa tre fëmijët mbetën nën kujdesin e Refik Bej Toptanit.

Pak kohë nga ndarja, vrau veten në Vjenë të Austrisë djali Ibrahimi. Tre fëmijët e tjerë u rritën dhe u arsimuan. Refik Bej Toptani e ndau dhe përpjesëtoi pasurinë e bashkëshortes dhe të tijën në katër pjesë, për vete dhe tre fëmijët, pra Iliazin, Ganimeten dhe Niagjarin. Iliazi e shiti pasurinë te dy motrat, Ganimete dhe Niagjar, dhe iku nga Shqipëria për në Itali. Pak vite më pas Refik Bej Toptani rimartohet. Me gruan e re, znj. Zybejte, pati dy fëmijë, Petritin dhe Pelazhin. Pelazhi vdiq pa lanë trashëgimtar.

ADVERTISEMENT

Ndërsa, Petriti pati katër fëmijë, Refikun, Ibrahimin, Vivianën dhe Evelinën. Tashmë, pas vdekjes së Pelazhit edhe fëmijët e Ganimetes dhe Niagjar Toptanit kërkojnë pasuri nga Pelazhi, por, trashëgimtarët dhe vetë Refiku, Ibrahimi, Viviana dhe Evelina kërkojnë që fëmijët e Niagjarit dhe Ganimetës të mos përfitojnë pasuri nga vdekja trashëgimia e Pelazhit, pasi pasurinë ata e kishin marrë. Ky kundërshtim mes tyre, ka bërë që avokati i Refikut, Ibrahimit, Vivianës dhe Evelinës t’i drejtohet me një sërë padish civile kundërshtimit të përfitimit të trashëgimisë nga dy motrat dhe trashëgimtarët e tyre, mes tyre edhe gazetari Fevziu.

Për këtë fakt, gazetari Fevziu është kallëzuar edhe në prokurori, nga avokati i Refik, Ibrahim, Viviana dhe Evelina Toptani të cilët e akuzojnë për “vjedhje me anë të mashtrimit” të pasurisë së tyre. Ky hetim prej disa vitesh është mbyllur në prokurorinë e Tiranës, por çështjet civile në gjykatën e Tiranës, vijojnë ku anëtarët e familjes Toptani kërkojnë “Drejtësi”.

Marrë nga gazeta Dita

Previous Post

Aktorja e njohur italiane jep lajmin e trishtë, e infektuar me ‘Covid 19’

Next Post

Gazetarja e Klan+: Jam izoluar vetëm, nuk takohem me djalin e familjen

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Gazetarja e Klan+: Jam izoluar vetëm, nuk takohem me djalin e familjen

Gazetarja e Klan+: Jam izoluar vetëm, nuk takohem me djalin e familjen

Top Channel pezullon produksionin e Portokalli, Take Me Out dhe disa formateve të tjerë!

Top Channel pezullon produksionin e Portokalli, Take Me Out dhe disa formateve të tjerë!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA