PërPuthen tashmë është bërë një ndër programet më të ndjekura në televizionin shqiptar duke bërë që nga shtatori, që ka filluar sezonin e dytë, videot e emisionit të arrijnë 500 milionë shikime.
Ngjarjet dhe personazhet kanë bërë që audienca e Top Channel për këtë program të rritet në mënyrë befasuese dhe gjithashtu YouTube është një alternativë e mirë për të parë të gjtiha episodet e programit.
Për’Puthen nisi si format televiziv çdo ditë pasdite në TopChannel, prej muajit shtator të vitit 2020 dhe deri më tani, Për’Puthen, por edhe përputhen prime si dhe përputhen 40 janë programet jashtëzakonisht të ndjekura.
Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm në shikueshmëri, qëndron puna e autores dhe stafit realizues të programit që tashmë është kthyer në një brend të padiskutueshëm në logon e madhe të TopChannel.