Përfaqësuesi agjencisë së lajmeve Anadolli (Anadolu Agency-AA) në Athinë, Tevfik Durul dhe fotoreporteri Ayhan Mehmet fluturuan nga kryeqyteti grek për në Rodos dhe prej këtu me anije shkuan në ishull (Kastellorizo).
Një uebfaqe antiturke me qendër në Greqi, e quajtur «Turkikanea.gr» publikoi një editorial provokues disa orë pas mbërritjes së ekipit turk në ishull. Në tekstin e lajmit janë përdorur edhe shprehje raciste.
Ndërkohë ra në sy se në këtë faqe interneti është publikuar fotografia e faqes së pasaportës së përfaqësuesit të AA-së, Tevfik Durul, informacion që në fakt duhet të mbahet vetëm nga autoritetet greke dhe të mos ndahet me askënd.
Nga autoritetet greke pritet një shpjegim se si ka arritur portali racist të sigurojë një foto të faqes së pasaportës, pasi Durul nuk e kishte postuar në asnjë vend tjetër përveç se ua kishte treguar autoriteteve greke fotografinë e pasaportës së tij gjatë udhëtimit Athinë-Meis (Kastellorizo).
Kreu i Drejtorisë së Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun në një postim nga rrjeti social bëri të ditur se autoritetet greke me dorën e uebsajtit fashist kanë vënë në shënjestër punonjësit e AA-së me detyrë në ishullin Meis (Kastellorizo).
Ai tha se ndërkohë që gazetarët grekë punojnë si të duan në Turqi, të cilës ngrihen e i japin leksione për lirinë e shtypit, të shtyn të mendosh se si një anëtare e BE-së [Greqia] arrin të sillet si një shtet mafioz.
“Nga këtu u bëj thirrje autoriteteve greke: Do paguani koston nëse atyre gazetarëve u preket qoftë edhe një fije floku. Nuk i takon askujt që t’i mbyllë gojën AA-në, e cila kryen detyrën e saj të gazetarisë në kushtet më të vështira, duke e kërcënuar atë, duke e vënë atë në shënjestër përmes zbulimit të të dhënave personale të punonjësve të saj”,- tha Altun.







