IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Problematikat / Kush mbron ata që ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve? | Nga Senad Nikshiqi

by IMA Redaksia
2015/11/12
in TELEVIZION
Reading Time: 4 mins read
A A
Problematikat / Kush mbron ata që ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve? | Nga Senad Nikshiqi

Pezullimi i shefit të Komisariatit nr. 4 të Policisë së Tiranës, Fatmir Lleshi, është më e pakta, pas akteve të tij të dhunshme ndaj grupit të xhirimit të një televizioni privat. Në fakt, në gjithë këtë ngjarje ne, si publik, nuk patëm asnjë video apo asnjë audio. Më mirë që nuk i pamë, sepse aktet e dhunës janë gjithmonë të shëmtuara, aq më tepër nga një funksionar shteti. Nuk kam as dyshimin më të vogël për ngjarjen e ndodhur, ndaj dyfish nuk më duhen videot dhe audiot.

ADVERTISEMENT

Nëse ndaj Fatmir Lleshit pati masa të menjëhershme për dhunën fizike dhe psikologjike ndaj gazetarëve, ndryshr qëndron situate në qytete jashtë Tiranës.

Me 29 korrik të këtij viti, shefi i Komisariatit në Policinë e Shkodrës Gazmend Demrozi u shfaq, duke më goditur me grusht në brinjë. Menjëherë e denoncova publikisht këtë ngjarje të rëndë, por më pas edhe ligjërisht, duke i bërë padi penale në Prokurori. Pavarësisht se reagoi edhe Unioni i Gazetarëve të Shqipërisë me një deklaratë publike, apo edhe përfaqësues të opozitës, për shefin e “fortë”, që duket qartë se ka mbrojtje “nga lart”, nuk u mor asnjë masë. Shefi Demrozi ende vijon punën e tij në Komisariatin e Shkodrës.

Përballja e parë, jo vetëm e imja, por edhe kolegëve të tjerë me shefin në fjalë do të ishte në një takim në Prefekturën e Shkodrës. Në fund të këtij takimi, pa asnjë arsye, Demrozi, jo vetëm se fyeu gazetarët, por shfaqi mungesë respekti edhe për prefektin, duke braktisur mbledhjen duke turfulluar me sjellje rrugaçërie. Për momentin u shtangëm dhe u çuditëm për këtë sjellje, por e lamë të kalonte, me idenë se shefin nuk e njihnim dhe mbase ka patur ndonjë keqkuptim. Nuk kishim të drejtë. Më pas do të kuptonim se ajo sjellje është e zakonshme e shefit dhe se e ka stil jetese, pavarësisht se ka një funksion shtetëror, të cilin duhet ta respektojë dhe t’u bindet rregullave dhe ligjeve. Këto, më vonë, do të kuptonim se nuk i njihte.

Nuk kaluan shumë kohë dhe me 29 korrik të këtij viti, në një aksion të Antikontabandës për tregtimin informal të duhanit në Shkodër, shef Demrozi do të ndërhynte me forcë mbi fermerët, që nuk kishin asnjë mbrojtje, duke ushtruar dhunë edhe mbi mua si gazetar, duke më kapur me forcë përkrahu, në tentativë për të më rrëzuar. Arrita të qëndroj në këmbë dhe menjëherë iu përgjigja, duke i thënë se nuk ka asnjë të drejtë të ndërhyjë në atë mënyrë dhe se është në shkelje të ligjit, po cenonte të drejtat e mia si individ, por edhe si gazetar. Në vend që të kërkonte falje, vijoi cikli i shfaqjes, duke më dhënë një goditje me grusht në brinjë në mënyrë të beftë. Shefi u përpoq që edhe goditja e dytë me grusht të kalonte pa u vënë re, por fatmirësisht kamera e kishte fiksuar atë moment.

Video, por edhe foto, u publikua dhe ngjarja e bëri jehonën, por ndaj shefit nuk u mor asnjë masë, pavarësisht ngjarjes së rëndë dhe dhunës fizike që faktohet me video e foto. Saga e shefit do të vazhdonte edhe më pas. Një natë, në një ngjarje të ndodhur, do të shtynte dhe do t’i fliste me një gjuhë të ashpër edhe një grupi tjetër xhirimi në Shkodër, ngjarja, e cila u kalua pa bërë shumë zhurmë. Janë zhvilluar edhe takime në Drejtorinë e Policisë, por nuk kanë bërë efektin e duhur, sepse shefi i Komisariatit vijon të mos shqetësohet nga askush, edhe pse dhunon rregullisht gazetarët. Për ngjarjen e rëndë dhe dhunën e tij ndaj meje Prokuroria e Shkodrës po heton dhe jo vetëm se nuk do të hesht, por nuk do ta humb as shpresën që shefi të marrë dënimin e merituar. Ndryshe fiton DHUNA!

Hetimet
Prokuroria vijon të hetojë mbi akuzat lidhur me dhunën e ushtruar nga oficerë të lartë të Policisë së Shtetit ndaj gazetarëve, por ende nuk ka një rast të vetëm padie ndaj tyre

ADVERTISEMENT

Ligji
Sjellje të dhunshme ndaj medias disa shefa i kanë bërë të zakonshme, pavarësisht se kanë funksione shtetërore, të cilët duhet t’i respektojnë dhe t’u binden rregullave dhe ligjeve

Këmbëngulja
Për ngjarjen e rëndë dhe dhunën në Shkodër Prokuroria po heton. Gazetari shprehet e jo vetëm nuk do të heshtë, por nuk do ta humbë as shpresën që shefi të marrë dënimin e merituar

*Ky shkrim është përgatitur në bashkëpunim me Osservatorio dei Balcani e Caucaso për Qendrën Europiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), bashkëfinancuar nga Komisioni Evropian. Përmbajtja e këtij shkrimi është përgjegjësi vetëm e Shqiptarja.com dhe nuk mund të pretendohet në asnjë mënyrë se pqasqyron pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 12 Nentor 2015

Previous Post

Drejtoresha e tatimeve në Portokalli “kërcënon” piratët e Digitalb

Next Post

Programi i mbrëmjes | 12/11/2015

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Programi i mbrëmjes | 12/11/2015

Programi i mbrëmjes | 12/11/2015

EuroSport ndryshon look! Kanali sportiv i Discovery vjen me brand identity të ri

EuroSport ndryshon look! Kanali sportiv i Discovery vjen me brand identity të ri

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA