Njëri nga tre anëtarët e jurisë së “MasterChef” si dhe një nga shqiptarët më të njohur në Greqi në fushën e gatimit, Renato Mekolli, ka reaguar ashpër kundër protestës së PD.
Në profilin e tij në Facebook, Mekolli e ka quajtur një turp këtë protestë, duke thënë se PD në kaq vite e kishte në dorë pushtetin dhe sipas tij, nuk ka bërë asgjë për rininë.
“E kishit Shtetin në dorë o politikanë të poshtër , çfarë bëtë për këtë popull kaq vite. Del studentja në tribunë dhe thotë “mbarova shkollën dhe jam pa punë”,tek ajo tribuna e PD-së që ke hipur tani kaq vite çfarë bëri për rininë, për ëndrrat e shqiptarëve për të rinjtë e këtij vendi. Po si s’keni turp, me çfarë faqe dilni ju o politikanë që nuk keni bërë asnjë gjë për rininë dhe shqiptarët. Të gjithë jeni njësoj ,por mendon dhe për njerëzit shteti, keni pasuruar familjet dhe brezat për vite të tëra. Turp për ju të gjithë”, ka mbyllur reagimin e tij kuzhinieri i talentuar shqiptar, i cili drejton një nga restorantet më të mira në Greqi.
Marre nga Sot
ADVERTISEMENT