Ekrani i Vizion Plus do të mirëpresi për herë të parë emisionin e tij investigativ “Publicus”, duke filluar nga kjo e dielë.
Ashtu siç ju kemi informuar edhe më parë, “Publicus” është një emision investigativ i cili do të transmetohet në formën e një cikëli episodesh investigative që synojnë transparencën për çështjet financiare të qeverisë, për burimet natyrore e pasuritë kombëtare, për punën e nëpunësve shtetërorë; rrugëtimin e parave e të tjera çështje me interes publik.
“Publicus” do të transmetohet njëherë në javë çdo të Dielë duke filluar nga ora 20.15 në ekranin e V+.
Copyright IMAlbania.com