Është publikuar raporti prej 180 faqe i aksidentit të Kobe Bryant. Ky raport i County Examiner-Coroner Medical tregon se në autopsinë që i është bërë pilotit të helikopterit, ky I fundit rezultoi negativ për drogë dhe alkool.
50-vjeçari Ara Zobayan ishte piloti i helikopterit të Bryant. Ky raport ofron një vështrim klinik se sa brutal ishte aksidenti. Teksti përshkruan se si kishte kocka të thyera, pjesë të trupit të shpërbërë dhe një erë e keqe që vinte nga ato që digjeshin, nga ato që kishin mbetur. Raporti thotë se të gjithë humbën jetën nga aksidenti i rëndë, që dyshohet se është shkaktuar nga mjegulla e dendur.
Në helikopter ishte edhe vajza 13-vjeçare e Kobe Bryant, Gianna Bryantsi dhe dy shokë të skuadrës së basketbollit të Gianna, të afërmit e tyre dhe një trajner, të cilët ishin duke shkuar për në një turne në Thousand Oaks.
Rezultatet e raportit të pas vdekjes u postuan të premten në webfaqen e zyrës County Examiner-Coroner Medical në Los Angeles.








