Punonjësit e Agon Channel të dëshpëruar, i dërgojnë letër ankesë Francesco Becchetti-t

Punjonësit e Agon Channel, kameramanë, teknikë e operatorë i dërgojnë një letër pronarit të Agon Channel Francesco Becchettit ku i kërkojnë pagën që nga muaji maj e deri tani në muajin shtator. Letra që disponon newsbomb.al është firmosur nga 26 punonjës të Agon Channel të cilët ia kanë dërguar Becchettit prej ditës së shtunë por ende nuk kanë marrë përgjigje. Pritet që një letër të ngjashme të dërgojnë edhe regjisorët dhe personeli i Agon Channel të cilët gjithashtu nuk janë paguar.

caa64be9608f46dbd92080fd97d4424f_L

Burime konfidenciale i thanë newsbomb.al se disa i kanë marrë lekët , “pikërisht rreth 7-8 vetë që Beccheti i ka paguar sa për të mbajtur transmetimin në televizion” dhe janë pikërisht personazhet që vazhdojnë të shfaqen në ekran, ndërsa pjesa tjetër, ndonëse ka vijuar punën me mirëbesim, ende nuk ka marrë asgjë. Në letër, punonjësit tashmë të mbetur trokë e pyesin Presidentin e Agon Channel nëse do paguhen dhe nëse ky televizion do ketë vazhdimësi.

“I nderuar Z.Francesco Becchetti, ju drejtojmë këtë letër për një arsye që tashmë nuk mund të vazhdojë të jetë jashtë vëmendjes tuaj. Në fund të muajit aktual, shtator 2015, bëhen plot 5 muaj rradhazi që ne nuk likujdohemi me pagën tonë mujore për punën e bërë pranë Agon Channel në pozicionet përkatëse. Jemi përpjekur të mirëkuptojmë faktin që ju nuk mund të jeni prezent gjatë procesit të dhënies së pagave për arsye të bëra tashmë publike, por te institucioni ku “na le në punë” janë ngarkuar ose të paktën kështu thonë, drejtorë e drejtoresha të cilët duhet që të paktën të na japin një përgjigje për pyetjet tona tashmë të përmuajshme “KUR DO TË PAGUHEMI?” dhe përgjigjia që pason çdo herë nga përgjegjësit e televizionit është “NUK E DIMË POR JU VAZHDONI TË PUNONI SEPSE ËSHTË E SIGURTË QË NJË DITË DO PAGUHENI”, thuhet ndër të tjera në letrën që punonjësit e Agon Channel i kanë dërguar Francesco Becchettit.

Punonjësit shprehin në letër se nuk kanë më besim te drejtuesit aktualë të televizionit dhe se kërkojnë një përgjigje personalisht prej tij.

“Shpresojmë që kjo letër të ketë efektin e dëshiruar tek ju. Ajo që kërkojmë është konkretisht paga e muajve maj, qershor, korrik, gusht e deri shtator 2015 por ajo që marrim është vetëm një përgjigje abstrakte me shpresë të lënë hapur në fund”, shkruhet në letër.

REKLAMA
loading...

KOMENTO

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.