Arbër Hajdari duket se nuk e priti shumë mirë rikthimin e Kiarës dhe Efit në shtëpinë e “BBVA” të shtunën e kaluar. Madje, opinionisti pati edhe një përplasje me komente goxha thumbuese drejtuar dy banoreve.
Por, duket se irritimi i tij nuk ka përfunduar. Së fundmi, një postim i tij në Instastory, e ka bërë rrjetin të mendojë se është sërish një thumb për dy vajzat.
“Shkodranët e kanë një shprehje të bukur, ‘Të hift vedja n’qef”, ka shkruar Arbri duke zgjedhur pikërisht një shprehje shkodrane, për dy vajzat më të afërta të shkodranit të shtëpisë, Luizit.