IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
IMA AWARDS
#theSummerSong
AUDITEL
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e DitësLIVE
No Result
View All Result
IMA - InfoMedia Albania
No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
  • Lajmet e Ditës

Reforma në drejtësi, neni 13 cënon lirinë e medias. Gazetarët: Të rrëzohet!

by IMA Redaksia
2016/08/17
in TELEVIZION
Reading Time: 2 mins read
A A
Reforma në drejtësi, neni 13 cënon lirinë e medias. Gazetarët: Të rrëzohet!

Organizatat më të mëdha të gazetarëve në Shqipëri janë njohur sot me nenin 13 të projektligjit “për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, pjesë e paketës për reformën në drejtësi. Ky nen ka shkaktuar një shqetësim të madh dhe ka vënë në alarm mediat shqiptare për një censurë të re që po kërkon të vendoset me ligj nga Kuvendi i Shqipërisë. Sipas këtij neni, “çdo lloj influence e papërshtatshme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre apo personi tjetër, që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”. Dhe dënimi në kodin penal për këtë lloj vepre shkon deri në tri vite burg.
Shoqatat e gazetarëve e konsiderojnë këtë projekt jo si pjesë e një reforme që synon të luftojë krimin dhe korrupsionin, por si një nen të jashtëzakonshëm që kërkon t’i mbyllë gojën medias së lirë, të instalojë një gjendje censure në vend dhe të vendoset mbi Kushtetutën, që garanton liri të plotë të fjalës në Shqipëri.

ADVERTISEMENT

Për gazetarët shqiptarë, ky nen është një akt selektiv pasi për veprën penale të presionit apo shantazhit, kodi penal përcakton të gjitha rastet në bazë të të cilave çdo individ ka të drejtë të padisë këdo, përfshi edhe gazetarët.

Prandaj specifikimi për mediat, është një akt i pastër censure dhe me rrezik për demokracinë. Eshtë një kthim pas, kur fjala dhe mendimi i lirë konsideroheshin agjitacion dhe propagandë.

Termi i përdorur në nenin 13, “influencë e papërshtatshme”, krijon hapësirë për çdo lloj interpretimi për të kërkuar dënimin e gazetarëve. Mjafton që një prokuror ta cilësojë si të papërshtatshme raportimin e një media dhe gazetari të gjendet përpara bankës së të akuzuarit.

Shoqatat e gazetarëve i bëjnë thirrje deputetëve shqiptarë të heqin menjëherë këtë nen regresiv nga projekt/ligji dhe mos ta kalojnë për votim në Kuvend. Ai përbën një kërcënim të hapur për lirinë e shprehjes dhe si i tillë nuk mund të diskutohet e aq më pak të votohet në një vend që synon të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Shoqatat e gazetarëve do të njoftojnë për këtë projekt të paprecedent organizatat më të mëdha për mbrojtjen e lirisë së medias në botë.

Po çfarë parashikon neni 13? Është pikërisht neni 13 në pikën 3 që thotë se çdo influencë mbi punën e prokurorëve dënohet me burg, përfshirë këtu specifikisht mediat. Në draftin me ndryshimet kushtetuese është edhe një nen që dënon gazetarët deri në 3 vite burg nëse investigojnë punën e SPAK, struktura e prokurorëve që krijohet në kuadër të reformës në drejtësi.

ADVERTISEMENT

“Çdo lloj influence e papërshtashme e ushtruar mbi punën e prokurorëve të posaçëm apo aktivitetin e tyre mbi çështje konkrete përmes autoriteteve publike, mediave apo çdo mënyre, apo personi tjetër që ndikon mbi pavarësinë e prokurorëve gjatë ushtrimit të detyrave të tyre, ndalohet dhe dënohet me ligj”, thuhet në nenin në fjalë.

Marrë nga Shqiptarja.com

Tags: Liria e MediasNeni 13Reforma ne Drejtesi
Previous Post

Fyerja ndaj Kosovarëve, “Shekulli” pezullon gazetarin

Next Post

Korçës i rikthehet kinemaja

TË NGJASHME

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale
TELEVIZION

Televizioni me pagesë po ndryshon/ DigitAlb synon të kthehet nga operator tradicional në platformë digjitale

Gara e televizionit me pagesë në Shqipëri po zhvendoset nga numri i kanaleve te mënyra se si publiku e konsumon...

by IMA Redaksia
Tet 5, 2026
Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq
TELEVIZION

Ylli Rakipi ndryshon ekran/ “Të Paekspozuarit” kalon në Vizion Plus dhe jo vetëm kaq

Pas javësh pikëpyetjesh për sezonin e ri, tashmë është zyrtare: Ylli Rakipi rikthehet në ekran me “Të Paekspozuarit”, këtë herë...

by IMA Redaksia
Tet 4, 2026
Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri
TELEVIZION

Luiz Ejlli merr prime time-in e Top Channel/ Sara Hoxha zbulon prapaskenën e formatit të ri

Luiz Ejlli rikthehet sonte në ekran me formatin e tij të ri “Live me Luizin”, ndërsa Sara Hoxha zbulon se...

by IMA Redaksia
Tet 2, 2026
IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time
Prime Time

IMA Prime Time Index #03: “Opinion” merr kreun, “Goca dhe Gra” rikthen entertainment-in në garën e prime-time

Java 21–27 shtator sjell ndryshimin më të fortë deri tani në IMA Prime Time Index. “Opinion” ngjitet në vendin e...

by IMA Redaksia
Tet 1, 2026
Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari
TELEVIZION

Arjan Çani ndryshon sërish ekran / “Zonë e Lirë” kalon në News24, zbulohet orari

Një nga formatet më jetëgjata dhe më të identifikueshme të televizionit shqiptar ndryshon sërish ekran. “Zonë e Lirë” me Arjan...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?
MUZIKË

Video intime të Adrian Hilës përfundojnë në rrjet/ Kur “showbiz-i” kalon kufirin e privatësisë?

Pamje të publikuara në Instagram nga Elton Tozaj, të cilat ai pretendon se tregojnë kompozitorin Adrian Hila në situata private...

by IMA Redaksia
Sht 30, 2026
Next Post
Korçës i rikthehet kinemaja

Korçës i rikthehet kinemaja

Prezantuesi i famshëm Britanik viziton Shqipërinë për të dytën herë!

Prezantuesi i famshëm Britanik viziton Shqipërinë për të dytën herë!

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Publicitet

Marketing

Për publicitet në IMA kliko këtu

Loading…

IMA - InfoMedia Albania

© 2021 GO DIGITAL MEDIA

SITEMAP

  • Home
  • Kush jemi ne
  • Politika e Privatësisë
  • Kushtet e Përdorimit
  • Bashkëpuno me Ne
  • Kontakto
  • Marketing

NA NDIQNI

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • HOME
  • TV
  • SERIAL
  • FILM
  • MUZIKË
  • EKSKLUZIVE
  • COPY|PASTE
  • VIDEO
  • EXTRA
    • Monitorim
    • EVENT
    • Prime Time
    • Shtypi
    • Radio
    • RUMORS
    • WEB
  • Lajmet e Ditës

© 2021 GO DIGITAL MEDIA